Connect with us

Infrastrukturë

Evropa tërhiqet gradualisht për 6 muaj nga importet e naftës ruse

Published

on

Komisioni Ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka propozuar heqjen graduale të importeve të naftës ruse brenda gjashtë muajve.

Ky propozim është pjesë e luftës së Evropës për ta ndaluar pagesën e Rusisë prej 850 milionë dollarësh në ditë për energji dhe për t’i goditur financat e Kremlinit për pushtimin e Ukrainës.

Por ndryshimi i dekadave të varësisë nga nafta dhe gazi natyror rus nuk është një çështje e thjeshtë për bllokun 27-vendesh të BE-së. Së pari, Hungaria dhe Sllovakia, të dyja këto vende pa dalje në det dhe përdorues të mëdhenj të naftës ruse, kanë thënë se nuk do të bëhën pjesë e bojkotit të naftës ruse.

Ja çfarë mund të nënkuptojnë sanksionet e naftës për njerëzit në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës, raporton Associated Press.

SA E PAGUAN EVROPA RUSINË PËR ENERGJI?Gazi dhe nafta kanë vazhduar të rrjedhin edhe pse qeveritë e vendeve të BE-së e kanë denoncuar pushtimin rus në Ukrainë.

BE-ja i dërgon Rusisë 450 milionë dollarë në ditë për naftë dhe 400 milionë dollarë të tjerë, po ashtu në ditë, për gaz natyror, sipas llogaritjeve të analistëve në institutin “Bruegel” në Bruksel.

Kjo do të thotë që të ardhurat nga energjia po forcojnë buxhetin e Kremlinit, duke ia shtuar rezervat e valutës së huaj që mund ta ndihmojnë Rusinë ta mbështesë rublën dhe t’i kompensojë pjesërisht sanksionet perëndimore që e kanë ngrirë një pjesë të madhe të rezervave valutore të Rusisë të mbajtura jashtë Rusisë.

Evropa është blerësi më i madh i naftës së papërpunuar ruse, duke marrë 138 milionë tonë në vitin 2020 nga totali i eksporteve të Rusisë prej 260 milionë tonësh – ose 53%, sipas Rishikimit Statistikor të BP të Energjisë Botërore.

Evropa, e cila importon pothuajse të gjithë naftën e saj të papërpunuar, merr një të katërtën e nevojave të saj nga Rusia.

Nafta rafinohet në lëndë djegëse për ngrohje dhe ngarje, si dhe është lëndë e parë për industrinë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending