Aktuale
Restaurantin në Kalanë e Vushtrrisë do ta hapë djali i dajës së kryetarit të komunës
Gjatë ditës së djeshme drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Vushtrri ka alarmuar publikun me një postim ku ka treguar se Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore ka lëshuar vendim, me anë të cilit Kalanë e Vushtrrisë e ka dhënë në shfrytëzim për restaurant.
Një gjë e tillë është pranuar edhe nga ushtruesi i detyrës së këtij Institutit, Agim Gërguri, i cili ka thënë se do të ketë aktivitet të gastronomisë, e jo restaurant.
“Është e pavërtete e madhe që Kalaja e Vushtrrisë është shndërruar në restorant”, ka shkruar Gërguri, në një letër dërguar medieve.
E në një raport të lajmeve të Kohavisionit është thënë se shfrytëzuesi i ardhshëm i Kalasë së Vushtrrisë, në formë të restaurantit, do të jetë djali i dajës së Bajram Mulakut, kryetarit të Komunës së Vushtrrisë. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vet shfrytëzuesi i hapësirë, Mentor Salihu.
“Është e vërtetë që jam djali i dajës së Bajram Mulakut. Por nuk ka pasë qasje Bajrami, e komuna e Vushtrrisë”, ka thënë ai për KTV.
Ky veprim i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore ka ngjallur shumë reagime ndër qytetarë të Vushtrrisë dhe persona publik të këtij qyteti.
Vitet e fundit Kalaja e Vushtrrisë është shfrytëzuar për aktivitete nga komuna dhe shoqëria civile.
-
Infrastrukturë2 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë3 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale3 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë3 days ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh
You must be logged in to post a comment Login