Connect with us

Infrastrukturë

Simbolet shtetërore në targat e automjeteve do të vazhdojnë të mbulohen me letër ngjitëse

Published

on

Simbolet shtetërore në targat e automjeteve të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë të mbulohen me letër ngjitëse kur kalojnë kufijtë e të dy vendeve edhe në të ardhmen. Nuk dihet kur do të arrihet marrëveshja mes palëve.

Për dy ditë radhazi delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit diskutuan në Bruksel nën ndërmjetësimin e BE-së për çështjen e targave të automjeteve, por nuk arritën dot marrëveshje.

Palët ia hodhën fajin njëra tjetrës, ndërsa, ndërmjetësi i dialogut Miroslav Lajçak, pret nga të gjithë aktorët që “të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren”, raporton DW Shqip.

Pas takimit në Bruksel Mirosllav Lajçak, përmes një postimi në Twitter ftoi kryenegociatorët e të dy palëve që të takohen sërish për të vazhduar diskutimet edhe për çështje të tjera aktuale.

“Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat. I ftoj kryenegociatorët të takohen sërish në ditët në vijim për të rënë dakord mbi rrugën përpara dhe për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren”, shkroi Lajçak.

Kryenegociatorët ia hedhin fajin njëri-tjetrit. Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi thotë se është pala serbe që nuk ofroi asnjë alternativë për zgjidhje dhe thjesht sipas tij, ajo “s’kishte gatishmëri”. “Grupi ynë punues sërish është munduar edhe ditën e djeshme që të vijë deri tek një draft-propozim që do të na bartej ne sot për diskutim. Fatkeqësisht ka zero gatishmëri nga pala serbe për t’u dakorduar për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e tretë e marrëveshjes e 30 shtatorit”, tha Bislimi. Sipas tij, “ka gjashtë muaj që nga marrëveshja e përkohshme që pala serbe nuk ka aspak interesim për zgjidhje”.

Besnik Bislimi kritikon se pala serbe është marrë këto gjashtë muaj “me elemente margjinale, që tregojnë se thjesht duan të sabotojnë punën e grupit punues.” Ai e quajti të “hidhur” mungesën e rezultatit të bisedimeve. “Ne u munduam që të gjejmë një opcion kalimtar, duke e bartur përgjegjësinë e grupit punues tek kryenegociatorët për një periudhë kohore 30 ditësh. Edhe këtu Serbia nuk ishte e gatshme të bashkëpunojë kështu që mund të them se ideja për arritjen e një marrëveshjeje për targat ka dështuar.”

Kosova dhe Serbia  arritën një marrëveshje të përkohshme të targave më 30 shtator të vitit të shkuar me ndërmjetësimin e BE-së. Marrëveshja e përkohshme pasoi vendimin e 20 shtatorit të Qeverisë së Kosovës që vendosi masën e reciprocitetit për çështjen e targave serbe. Me këtë masë çdo veturë  e Serbisë që hynte në territorin e Kosovës duhet të merrte targa provuese. Ideja ishte që këto targa provuese të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro. Edhe qytetarët e Kosovës, të cilët kishin targa RKS përgjatë 10 viteve të shkuara  kur hynin në territorin e Serbisë, paguanin rreth pesë euro për targat provuese, që vlenin për 60 ditë.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending