Connect with us

Infrastrukturë

Ftohen dy ekspertë të raportojnë në gjykimin ndaj lejeve ilegale ndërtimore në Fushë Kosovës

Published

on

Në gjykimin ndaj ish-drejtorit të Inspektoratit në Komunën së Fushë Kosovës dhe inspektoreve të ndërtimit, Valbona Ferati, Doruntina Dumani dhe Mobere Hyseni, të cilët po akuzohen për dallavere me leje ndërtimore, është aprovuar propozimi  i prokurores Merrushe Llugiqi, që të dëgjohen eksperti i ndërtimtarisë, Lulzim Dema dhe eksperti i gjeodezisë Ahmit Basholli.

Këtë propozim prokurorja LLugiqi e bëri gjatë seancës së të martës pasi që nga gjykatësja Naime Jashanica palëve në procedurë i dorëzoi nga një kopje të raportit ekspertizë nga fusha e ndërtimtarisë dhe gjeodezisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Propozoi që të ftohen ekspertët në një shqyrtim të radhës për të dhënë mendimin  e tyre dhe për të sqaruar gjetjet në këtë  ekspertize”, deklaroi prokurorja Llugiqi.

Paraprakisht gjykatësja Krasniqi- Jashanica njoftoi se, gjykata ka marrë një vendim për angazhim të ekspertëve të fushës së ndërtimtarisë  Lulzim Dema dhe Hamit Basholli për gjeodezisë për të marrë mendimin e tyre lidhur me objektin  e shqyrtimit në këtë çështje penale, ngase nga palët në procedurë ka munguar raporti i ekspertimit.

Andaj, sipas gjykatës Krasniqi-Jashanica  në fazën për plotësim të provave në vështrim të dispozitave ligjore gjykata ka siguruar një raport ekspertizë.

Ndërsa, avokatja Merita Stublla-Emini, e cila zëvendëson me autorizim mbrojtësen e Dorutina Dumanit, avokaten Albana Kelmendi  ka thënë se nuk po e sheh të arsyeshme që të ftohen ekspertët sepse të njëjtët i kanë dhënë sqarimet e tyre në aspektin profesional sipas profilit të tyre të ekspertizës dhe pikërisht në bazë të aktvendimit të nxjerrë nga kjo gjykatë me detyra të sakta për të njëjtit .

Ndërsa e njëjta tha sa i përket ekspertizës së gjeodezisë nuk e kanë për të cilën gjykatësja Krasniqi-Jashanica tha se eksperti i gjeodezisë do ta sjellë ose nëse ka dilema do të vij personalisht.

Po ashtu,  të akuzuarit Krasniqi, Ferati dhe Hyseni deklaruan se nuk janë që të ftohen ekspertët.

Në fund, trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica aprovuan propozimin për dëgjimin e ekspertëve, Lulzim Dema për fushën e ndërtimtarisë dhe Hamit Basholli për fushën e gjeodezisë.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 4 maj 2022.

Sipas aktakuzës së ngritur më 14 dhjetor 2016, të akuzuarat Mobere Hyseni dhe Doruntina Dumani, në cilësinë e inspektoreve të ndërtimit, në Drejtorinë e Inspeksionit në Fushë Kosovë, përgjegjëse për rrugën “Shefki Kuleta” dhe “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, nuk e kanë përmbushur detyrën e tyre zyrtare që kanë qenë të obliguara ta kryejnë në bazë të detyrave të tyre zyrtare.

Dumani dhe Hyseni, gjatë vizitës së punishtes më 30 maj 2014, kanë marrë pjesë në vendosjen e pikave të ndërtimit për ndërtimin e objektit numër l, sipas lejes ndërtimore të “Princesha Construstion”, dhe kanë bërë zhvendosjen e këtij objekti nga pikat e parapara sipas lejes dhe vijës ndërtimore të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban e Komunës së Fushë Kosovës.

Ndërsa, Valbona Ferati, Doruntina Dumani si inspektore të ndërtimit dhe Afrim Krasniqi në cilësinë e drejtorit të departamentit të ndërtimit, gjatë periudhës kohore 2015-2016, nuk i kanë ndërprerë punimet kundërligjore dhe nuk kanë nxjerrë vendim për rrënim, duke i mundësuar në këtë mënyrë “Princesha Construction”, të përfitojë nga ndërtimet kundërligjore në dy objekte banesore tetë katëshe, i cili ka pasur tejkalimit të lejes ndërtimore.

Si rrjedhojë e kësaj, të akuzuarat Hyseni, Dumani dhe Ferati, thuhet se i kishin mundësuar investitorit të vazhdojnë ndërtimin e objekteve me tejkalim të lejes, t’i përfundojnë ndërtimet dhe të pajisen me leje plotësuese, duke mos respektuar lejet ndërtimore, për të cilin tejkalim ka qenë në njohuri edhe i akuzuari Krasniqi, mirëpo i njëjti nuk ka ndërmarrë asgjë për të parandaluar këtë ndërtim.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se të akuzuarat Ferati dhe Dumani kanë hartuar edhe procesverbale dhe vendime për rrënim edhe atë jo në fazën e hershme të ndërtimit, por këtë e kanë bërë në kohën kur objektet ishin në fazën e avancuar të ndërtimit.

Prokuroria katër të akuzuarit i ngarkon me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit

Published

on

Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan Antonio Pilato në një artikull të botuar në revistën italiane “Solo Finanza”.

Vera po afron dhe për ata që nuk kanë planifikuar ende asgjë, ne rekomandojmë të zgjidhni dhe eksploroni Shqipërinë. Pa shpenzuar shumë para ju mund të pushoni në breg të detit dhe të shijoni çdo lloj rehatie.

Kjo është një mundësi ‘e bujshme’ e zbuluar nga portali i njohur (pirateinviaggio.it) i cili ditët e fundit ka ndarë me ndjekësit e tij destinacionet më të mira për vitin 2024, që nuk duhen humbur.

Shqipëria, një nga destinacionet në trend – edhe verën e kaluar – ofron për udhëtarët diell, det të kristaltë, plazhe që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kosto dukshëm më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, transmeton ATSh.

Saranda, një qytet i bukur bregdetar ofron hotele (me tre yje) ku mund të akomodoheni si “zotërinj të vërtetë”. Akomodohuni në hotelin “Vila Era Beach” për vetëm 20 euro nata. Hoteli është praktikisht në plazh dhe gjithashtu në paketë përfshihet vakti i mëngjesit. Vendndodhja mbetet padyshim ‘një pikë e fortë’, por edhe dhomat kanë hijeshinë e tyre. Ato janë të mëdha, komode dhe ideale si për çifte ashtu edhe për grupe turistësh. Disa nga hotelet, gjithashtu kanë një kopsht ose një tarracë të vogël.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Tashmë turistët italianë dhe jo vetëm kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit falë çmimeve të saj të përballueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending