Aktuale
Flet Hajrullah Çeku: Jam i privilegjuar që do t’i shërbejë Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka publikuar emrat e zëvendësministrave në Qeverinë e tij.
Ndër të tjerë, pikasen edhe dy emra që vijnë nga Kosova. I pari është zëvendësministri i Turzimit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku, transmeton Ndertimi.info.
Me të marr këtë post nuk mungon edhe deklarimi i Çekut. Ai është shprehur se dhënia e këtij posti nga i pari i Shqipërisë, është një privilegj për të që do t’i shërbejë Shqipërisë dhe programit qeveritar i cili sipas tij synon thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.
“Ju falemnderit për urimet e përkrahjen. Kryeministri Rama më ka emëruar në pozitën e zëvendës ministrit të turizmit në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Jam i privilegjuar që do t’i shërbejë Shqipërisë dhe programit qeveritar që synon të thellojë bashkëpunimin me Kosovën”, ka shkruar Çeuku.
Çeku për shumë vite ka qenë pjesë e shoqërisë civile në Kosovë, duke udhëhequr organizatën “Ec Ma Ndryshe” dhe jo vetëm.
Ai ka qenë një nga zërat kryesor në mbrojtje të Zonës së Trashëgimisë Kulturore në Prizren. Tash e tutje ai do të jetë zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit në Tiranë.
Kurse, zëvendësministrja e dytë është Valbona Shujaku. Ajo do të jetë zëvendësministre në digasterin e Ministrisë së Kulturës.
Rama gjithmonë ka pasur në stafin e tij të afërt njerëz nga Kosova. Mbahen mend Shkelzen Maliqi, i cili kishte këshilluar kryeministrin Rama për marrëdhëniet në Ballkan, e më pas edhe Lulzim Rafuna.
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati është këshilluar nga profesori shqiptar në Paris, Nezir Kraki.