Connect with us

Infrastrukturë

Komuna e Prishtinës për 6 vjet nuk ka përditësuar listën e pronës komunale

Published

on

Drejtoria e Pronës Hartimi dhe publikimi i listës së përgjithshme të pronës komunale (Komuna e Prishtinës nuk ka përditësuar listën e pronës komunale nga viti 2015 ndërsa, pavarësisht se nga viti 2019, kjo gjë është kërkuar me Ligj, publikimi nuk është bërë asnjëherë).

Hartimi i Listës së Veçantë për pronat komunale të cilat planifikohet të jepen në shfrytëzim është një na prioritetet gjatë vitit 2022 nga Drejtria e Pronës, ku ndër të tjera përfshihen pronat në të cilat do të zhvillohen projekte të mëdha të premtuara siç janë: Strehimorja për kafshët, Parku për festivale, Thertorja e qytetit, fusha të futbollit si dhe Kuarti për Ambasada.

Brenda këtij viti pritet përditësimi i hartës me të dhënat e reja për pronën komunale në bazë të listës së përgjithshme të pronës komunale. Formimi i grupit punues për verifikimin e statusit të pronës komunale i cili do të bëjë identifikimin e pronës së paluajtshme në bazë të Listës së Përgjithshme të Pronave dhe verifikimin e statusit të tyre duke nisur nga Qendra e Prishtinës.

Drejtoria e Pronës në Komunë e Prishtinë ka për fokus:

Formimn e grupit punues për unifikimin e emërtimeve për pronën komunale në regjistrat kadastralë në pajtim me Ligjin për Kryeqytetin.

Në përfundim të këtij procesi, të gjitha pronat e paluajtshme të Komunës së Prishtinës do të mbajnë emërtimin unik “Pronë e Kryeqytetit”.

Vendimi për lirimin e pronës komunale pranë QKUK-së dhe mbikëqyrja e ekzekutimit të këtij vendimi nga Drejtoria e Inspeksionit.

Vendimi për lirimin e pronës komunale tek Parku i Taukbashqes dhe mbikëqyrja e ekzekutimit të këtij vendimi nga Drejtoria e Inspeksionit./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se gjatë mandatit të tij deri më sot ka investuar mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për komunën e Deçanit.

Durmishi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “në kuadër të nënshkrimit të memorandumeve të sotme, tani jemi në Deçan, të cilën komunë po e financojmë shtesë edhe me 400 000 euro”.

“Projektin të cilin jemi duke e bashkëfinancuar është: Zgjerimi i rrugës, urave dhe strukturave nga Deçani dalja për Pejë, segmenti Lëbush – Qendra e Strellcit”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor

Published

on

Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori, raporton Radio Evropa e Lirë/

Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.

https://www.evropaelire.org/a/sabina-lloqani-vetme-karroce/32922105.html

Continue Reading

Infrastrukturë

Delta e paprekur e Vjosës kërcënohet nga turizmi masiv

Published

on

40 shkencëtarë të huaj dhe nga Shqipëria u bënë bashkë në javën shkencore të Deltës së Vjosës, për të vlerësuar biodiversitetin e zonës, e cila aktualisht po kërcënohet nga turizmi masiv.

Gjatë kësaj jave shkencëtarët nga Shqipëria, Austria, Bullgaria, Greqia dhe Italia mblodhën të dhëna për deltën “e paeksploruar pjesërisht dhe të paprekur të Vjosës”.

“Nga studimi i peshqve, gjitarëve, shpendëve, bimësisë, insekteve dhe deri te monitorimi i përpiktë i cilësisë së uji dhe mikroplastiës, çdo vrojtim i kësaj ekspeditë synon të zbulojë rëndësinë ekologjike të kësaj zone dhe të advokojë për përfshirjen e tij në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës (WRNP) në përputhje me standartet e IUCN-së”, thuhet në njoftimin zyrtar, shkruan Citizens.al

Sipas një studimi i realizuar nga Euronature dhe Riverwatch, delta e Vjosës është një nga deltat e pakta të paprekura në mesdhe.

Nga 258 deltat dhe grykëderdhjet e lumenjve të vlerësuara në rajon, vetëm 4% e tyre janë në gjendje të mirë.

Delta e Vjosës përbëhet nga një zonë bregore dhe një deltë detare, aktualisht pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro – Nartë.

Rizonimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri i uli kategorinë e mbrojtjes të gjithë sistemit ligatinor të Deltës së Vjosës, ku mori statusin “Peizazh i Mbrojtur Pishë Poro – Nartë” (kategoria V), nga “Rezervat Natyror i Menaxhuar” (Kategoria IV). Sipërfaqja e këtij ekosistemi u zvogëlua me 5,551.7 ha: nga 21,238.0 ha u bë në 16,124.61 ha. Sa i përket Vjosë-Nartës, pjesë e Deltës, sipërfaqja ku sot po ndërtohet aeroporti u hoq tërësisht nga harta e zonave të mbrojtura.

Ndryshimi i statusit, ngrinin alarmin ekspertët mjedisorë, një vit më parë, mund të çojë në betonizimin e një prej zonave më të rëndësishme për biodiversitetin.

Kërkesa e shkencëtarëve është që delta e lumit Vjosë të përfshihet në Parkun Kombëtar të Vjosës të shpallur si i tillë në mars 2023, pas një betejë të gjatë. Po ashtu shkencëtarët kërkojnë të ndalohen projektet si aeroporti i Vlorës apo ndërtimet e resorteve luksoze në një zonë me biodiversitet të rrallë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending