Zonjat do të fitojnë aftësi në TIK në zhvillimin e softuerit, intensivisht gjatë 5 muajve të ardhshëm.
Studentet do të ndjekin programin intensiv 16-javor për zhvillim të software, në një ndër platformat më prestigjoze në botë – Coding Dojo. Pas përfundimit të akademisë, kandidatet do të angazhohen në kompaninë Tive dhe kompani tjera lidere të fushës së TIK.
Urime dhe suksese në rrugëtimin tuaj Rreze Vrapçani, Elsa Nishori, Margarita Dibrani, Arbresha Zeqiri, Argjenta Gashi, Liri Rexha, Jora Kursani, Diellza Pervetica, Edona Elshani, Nafie Sallahu, Vesa Berdyna & Tringa Krasniqi.
Studentët e diplomuar në Coding Dojo, tashmë punojnë në Google, Apple, Facebook, Amazon, IBM, UBER, LinkedIn, Cisco, HP, Tesla dhe eBay. Një mundësi për përgatitje profesionale për zhvillim të software, e kanë edhe gratë dhe vajzat e të gjitha komuniteteve nga Kosova.
Innovation Centre Kosovo së shpejti do të hapë programin e bursave edhe për fushat tjera si: Cyber Security, Data Science dhe UI/UX Design. Programi mbështetet edhe nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë.