Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror për mobilitete në Università di Trento në Itali në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor ,
Shkëmbimin e stafit për mësimëdhënie dhe trajnim.
Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.
Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.
Fusha e mobilitetit është: Fakulteti i Ndërtimtarisë – Hidroteknikë dhe Inxhinierisë së Ambientit
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor / master dhe PhD:
Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik) ;
Certifikata e notave/Transkripta
Certifikata e gjuhës angleze(Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
Një letër motivimi (në gjuhën angleze).
CV (në gjuhën angleze)
Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
CV (në gjuhën angleze);
Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze C1).
Afati për aplikim është deri më 31 Mars 2022.
Dokumentet me titull ” Università di Trento ” duhet të dërgohen të skanuara tek: blerande.dragusha@uni-pr.edu,.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë./Media Ndërtimi.
Linku informues rreth Thirrjes për Bursa në Programin Erasmus
https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1%2C35%2C612&fbclid=IwAR0wPwtNHf8H7A-swHMcwAhlsnDsH5j3a3igpB1Ryvd-8sRrTR2-jO_MvfI