Gjashtë monumente të trashëgimisë kulturore në Prizren po i nënshtrohen ndërhyrjeve emergjente, pasi që ishin të rrezikuara të shemben.
Kulla e Pjetër Prenkpalajt, ndertesa e Konsullatës Austro-Hungareze, Kinemaja e vjetër, Hani dhe Nallbani i familjes Kovaçi, Hani i familjes Zajmi janë këto asetet në të cilat po kryhen punimet restauruese.
“Janë gjashtë monumente në qytet dhe një në Zym që po i nënshtrohen ndërhyrjeve emergjente. Në plan të restaurimeve janë edhe dy shtëpi në rrugën Marin Barleti, paralelisht me projektin e revitalizimit të kësaj rruge. Sivjet nis edhe revitalizimi i Kino Lumbardhit.
Gjatë muajit prill nisin punimet restauruese edhe në pesë shtëpi të vjetra brenda Qendrës Historike të Prizrenit, bashkë me restaurimin e Hamamit të Gazi Mehmed Pashës.
“Gjatë vitit do të realizohen edhe projekte të tjera, përfshi Qendrën Hebraike, Muzeun e Nënës Terezë, gërmimet dhe obori i Kishës Katolike, Hidroelektrana. Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.”, ka deklaruar ministri Çeku./Media Ndërtimi.