Connect with us

Infrastrukturë

Uji i kontaminuar paraqet rrezik për shëndetin e njeriut dhe funksionimin e ekosistemeve

Published

on

Shkarkimet e pakontrolluara mund të rezultojnë në kontaminim të burimeve të ujit të pijshëm, mbingarkimin e tyre me lëndë organike dhe akumulimin e metaleve të rënda. Derdhja e pakontrolluar e ujërave të zeza, jo vetëm që po shkakton probleme në kontaminim të ujit të pijshëm dhe po prek direkt shëndetin tonë, por po ndikon edhe në varfërimin e diversitetit të florës dhe faunës në këta lumenj.

Duke e analizuar territorin e Kosovës, në pamje të parë duket se ne jemi të pasur me lumenj, por në fakt Kosova ka pak ujë, shumë më pak se të gjithë fqinjët e saj. Kosova poashtu ka edhe nivelin më të ultë të zhvillimit dhe ruajtjes së burimeve ujore, gjendja e tyre është e mjerueshme edhe pse  janë bërë investime në përmirësim të saj.

Sipas raportit të Bankës Botërore që nga viti 1999 janë investuar më shumë se 250 milion € në sektorin e menaxhimit të ujërave në Kosovë kryesisht nga fondet e ambasadave të huaja dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Megjithatë që nga viti 2009 kemi rritje të kontributeve edhe nga ana e institucioneve lokale e qendrore si dhe kompanive rajonale të ujësjellësit.

Problemet e furnizimit me ujë në Kosovë nuk kanë të bëjnë vetëm me furnizimin dhe qasjen në ujë, por edhe me qasjen në ujë të sigurt.

Anketa e treguesve të shumfishtë  nga UNICEF dhe Agjensioni i Statistikave të Kosovës, tregon që edhepse në përqindje të ulët, në disa raste ka prezencë të bakteries Escherichia coli në ujin e pijes që e përdorin qyetetarët e Kosovës.

Parandalimi i ndotjes dhe informimi i qytetarëve për dëmin që po i shkaktojnë vetes dhe natyrës ngelen të jenë sfidat më të mëdha.

Kështu që duke pasur parasysh ndikimin e faktorit njeri në ndotjen e ujërave, përveç që niveli qendror dhe lokal duhet tu jap më shumë prioritet këtyre investimeve dhe ta mundësojnë realizimin e të gjitha projekteve për impiantet për trajtimin e ujërave të ndotura, në të njejtën kohë secili prej nesh duhet të tregohemi më të dashur me natyrën dhe të kujdesemi për këto pasuri ujore që kemi.
(Artikull nga organizata Ec Ma Ndryshe)./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Bujqit e Pestovës bllokojnë punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, duan rrethrrotullim

Published

on

Banorët e fshatit Pestovë kanë dalë me traktora në rrugë dhe kanë bllokuar punimet dhe qarkullimin.

Ata po protestojnë për një rreth që, sipas tyre, është larguar nga projekti.

Banorët i kanë thënë se në vitin 2019 në projekt ka qenë rrethi, i cili tani u largua.

https://www.facebook.com/pr0.z3/videos/309357202260594/

Continue Reading

Infrastrukturë

Rinovimi i Teatrit Kombëtar, projekti ende në fazat e hershme

Published

on

Ushtrimet e shfaqjet, aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, tash e dy vjet, po i realizojnë në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë.

Për shfrytëzimin e kësaj hapësire, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, paguan rreth 180 mijë euro në vit.

“Në hapësirat e Pallatit të Rinisë kemi edhe Teatrin e Kosovës, shuma është diku rreth 14 – 15 mijë euro, me të gjitha shërbimet që ofrohen”, tha Mrikë Gashi, kryeshefe ekzekutive e Pallatit të Rinisë, raporton ATV.

Kalimi në sallën e njohur si Salla e kuqe, nuk i ka pëlqyer qysh nga fillimi drejtorit të Teatrit, Kushtrim Sheremeti.

Ky thotë se është dashur të intervenohet disa herë në të, për shkak të kushteve të vështira.

“E kemi nisë këtë punë që mos me ndal teatrin… Ka qenë shumë sfiduese, por ja kemi dal që nga marsi e kemi pas edhe një rinovim. Edhe tash e kemi një rinovim e kemi çu tavanin ma lartë dhe i kemi ndërruar ulëset. Kemi krijuar kushte por nuk është optimalja por minimalja”, tha drejtori i Teatrit Kombëtar.

Aktorët do të vazhdojnë t’i mbajnë këtu aktivitetet edhe për një kohë, meqë ende nuk kanë nisur punimet për restaurimin e Teatrit.

Madje nuk dihet as kur do të fillojnë, meqë Ministria e Kulturës është në faza të hershme të projektit.

“Në lidhje me projektin e restaurimit dhe konservimin të Teatrit Kombëtar të Kosovës ju informojmë se tashmë është hartuar projekti zbatues për restaurim dhe konservim.

MKRS-ja këtë javë planifikon të hap procedurë e prokurimit për zbatimin e projektit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Vendimin për kalimin e përkohshëm në hapësirat e pallatit të rinisë, MKRS-ja, e kishte marrë në korrik të 2022-ës.

Këto hapësira shfrytëzohen për ushtrime edhe nga Trupa e Baletit dhe Operës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Uzbekistani njofton ndërtimin e qendrave të të dhënave të financuara nga Arabia Saudite

Published

on

Në një përpjekje për të forcuar sektorin e tij të IT (teknologjisë së informacionit), Uzbekistani do të ndërtojë dy qendra të dhënash ‘të gjelbra’ në kryeqytetin e tij, Tashkent, dhe një tjetër në rajonin e Bukhara, duke përfshirë një të ndërtuar në zonën e ‘Tashkentit të Ri’ – një distrikt i ri urban. që është planifikuar të strehojë 500,000 njerëz dhe të shtrijë 200 km2.

Arti i strategjisë së vendit “Uzbekistan – 2030”, ndërtimi është një bashkëpunim me DATAVOLT me bazë në Arabinë Saudite, një kompani teknologjike që është e specializuar në zhvillimin dhe funksionimin e qendrave të të dhënave.

Skema është planifikuar në tri faza, ku e para ka një kapacitet prej 10 MW.

Faza e parë e ndërtimit pritet të kushtojë 150 milionë dollarë, me DATAVOLT që planifikon të ndajë deri në 5 miliardë dollarë në projekte me bazë në Uzbekistan deri në vitin 2030.

Faza e dytë do të përfshijë ndërtimin e një impianti 250 MW në Tashkentin e Ri.

Faza e tretë synon të zgjerojë kapacitetin deri në 250 MW në Bukhara, që ndodhet rreth 600 km në jugperëndim të Tashkentit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending