Connect with us

Infrastrukturë

Dyfishohen çmimet e apartamenteve ne Vlorë, shkak rritja e kërkesës nga mërgimtarët  

Published

on

Dyfishimi i çmimeve të apartamenteve në Vlorë, nuk i ka penguar emigrantët dhe të huajt të blejnë shtëpi banimi.

Nëse deri para pak muajsh, kishte zero kërkesa, sot qyteti bregdetar e ka të pamundur ta të përballojë fluksin. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë Arben Breshani thotë se çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm dhe shkak është bërë kërkesa në rritje për blerje.

“Ka një disakordancë midis kërkesës dhe ofertës që ne japim. Dhe zona që i themi ne transballkanike ka një rritje çmimi që ka arritur deri në 650 deri në 700 €. Në zonën e Transballkanike ka qenë 400 €- 500 € dhe tani ka vajtur 600-700 €.

Në zonë e Lungomares ka qenë 800 €-900 € dhe tani ka arritur 1200-1500 €’.- u shpreh për Gazetën Shqiptarja.com, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë, Arben Breshani.

Çmimi i apartamenteve në Transballkanike

Ishte 400 €
Është 700 €

Çmimi i apartamenteve në Lungomare

Ishte 900 €
Është 1500 €

Kërkesat për shtëpi banimi dominohen nga emigrantët, kosovarët, por, së fundmi vihet re një tendencë rritjeje të qytetarëve italianë që preferojnë të jetojnë në Vlorë. ‘Janë dhe kosovarët e Zvicrës dhe Gjermanisë që dëshirojnë të kenë një shpi në bregdet.

Por nuk mungojnë dhe italianët. Është rritur shumë interesi i italianëve për të blerë shtëpi në Vlorë sidomos është rritur kërkesa për qira’- tha Breshani.

Për Breshanin, përveç rritjes së kërkesës për apartamentet, shkak tjetër për çmimet e larta janë investimet e shtuara në fushën e hotelerisë.

Për të stabilizuar tregun, sipas tij duhet shtuar numri i lejeve të ndërtimit. Pavarësisht rritjes se çmimeve, qyteti bregdetar i Vlorës, vijon të jetë një ndër më të preferuarit për të jetuar atje.

Por së fundmi, rritje kërkese dhe çmimesh, janë regjistruar edhe në Durrës./Media Ndërtimi.

 

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit

Published

on

Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan Antonio Pilato në një artikull të botuar në revistën italiane “Solo Finanza”.

Vera po afron dhe për ata që nuk kanë planifikuar ende asgjë, ne rekomandojmë të zgjidhni dhe eksploroni Shqipërinë. Pa shpenzuar shumë para ju mund të pushoni në breg të detit dhe të shijoni çdo lloj rehatie.

Kjo është një mundësi ‘e bujshme’ e zbuluar nga portali i njohur (pirateinviaggio.it) i cili ditët e fundit ka ndarë me ndjekësit e tij destinacionet më të mira për vitin 2024, që nuk duhen humbur.

Shqipëria, një nga destinacionet në trend – edhe verën e kaluar – ofron për udhëtarët diell, det të kristaltë, plazhe që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kosto dukshëm më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, transmeton ATSh.

Saranda, një qytet i bukur bregdetar ofron hotele (me tre yje) ku mund të akomodoheni si “zotërinj të vërtetë”. Akomodohuni në hotelin “Vila Era Beach” për vetëm 20 euro nata. Hoteli është praktikisht në plazh dhe gjithashtu në paketë përfshihet vakti i mëngjesit. Vendndodhja mbetet padyshim ‘një pikë e fortë’, por edhe dhomat kanë hijeshinë e tyre. Ato janë të mëdha, komode dhe ideale si për çifte ashtu edhe për grupe turistësh. Disa nga hotelet, gjithashtu kanë një kopsht ose një tarracë të vogël.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Tashmë turistët italianë dhe jo vetëm kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit falë çmimeve të saj të përballueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending