Connect with us

Infrastrukturë

Arabia nën presionin e Perëndimit, i kërkohet për të rritur prodhimin e naftës

Published

on

Kompania shtetërore e naftës Dubai e Arabisë Saudite Aramco, nën presionin e Perëndimit për të rritur prodhimin mes çmimeve në rritje, u zotua të dielën të rrisë investimet me rreth 50% këtë vit, pasi raportoi një dyfishim të fitimeve në 2021.

Çmimet e naftës u rritën me 50% vitin e kaluar, pasi kërkesa u rikuperua nga pandemia Covid-19 dhe më pas u rrit mbi 100 dollarë për fuçi në nivelet më të larta të 14 viteve në shkurt, pasi Rusia pushtoi Ukrainën, duke i bërë vendet perëndimore të nxisin prodhuesit kryesorë të rrisin prodhimin.

Aramco tha se do të rrisë shpenzimet e saj kapitale (capex) në 40-50 miliardë dollarë këtë vit, me rritje të mëtejshme që pritet rreth mesit të dekadës.  Capex ishte 31.9 miliardë dollarë vitin e kaluar, 18% më shumë nga viti 2020, duke treguar një rritje prej rreth 50% për këtë vit në mes të gamës së udhëzimeve.

I pyetur nëse Aramco do të pomponte më shumë naftë për të mbushur ndonjë boshllëk në treg të lënë nga lufta në Ukrainë, CEO Amin Nasser tha se do të prodhonte sipas udhëzimeve nga ministria saudite e energjisë.

Kompania ka thënë se planifikon të rrisë “kapacitetin maksimal të qëndrueshëm” të naftës së papërpunuar në 13 milionë fuçi në ditë deri në vitin 2027 dhe dëshiron të rrisë prodhimin e gazit me më shumë se 50% deri në vitin 2030.

Prodhimi mesatar i hidrokarbureve të saj ishte 12.3 milionë fuçi ekuivalente nafte  në ditë, vitin e kaluar.

Aramco bëri 110 miliardë dollarë fitim neto në 2021, nga 49 miliardë dollarë një vit më parë dhe krahasuar me vlerësimin mesatar të analistëve prej 106 miliardë dollarësh, sipas Refinitiv Eikon.

Me një rritje të prodhimit dhe çmimeve, analistët presin që fitimi neto të arrijë në 140 miliardë dollarë në vitin 2022./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending