Të drejtat kulturore dhe pasojat e luftës në trashëgiminë kulturore shpesh nuk e marrin vëmendjen e dëshiruar brenda diskutimit publik për mekanizmat e drejtësisë tranzicionale dhe strategjitë e pajtimit. K2.0 për dy vite ka eksploruar aspekte të ndryshme të drejtësisë tranzicionale me qëllimin që të mbulojë sa më shumë nuanca të debateve lidhur me këtë çështje.
Por, për të kuptuar më shumë për disa ide të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të dalë nga lufta, por edhe për memorializimin e saj, dhe një nga çështjet më polarizuese në vend si Manastiri i Deçanit, në këtë edicion të podkestit të K2.0, ne bisedojmë me Nora Weller.
Nora është avokate dhe studiuese e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në vendet e luftës dhe në shoqëritë e pasluftës në universitetin e Cambridge. Në të njëjtin universitet ka përfunduar studimet e saj prej nivelit baçelor deri në doktoratë, në juridik dhe arkeologji. Aty është edhe ligjëruese e arkeologjisë së konfliktit ku për herë të parë këtë vit ka ligjëruar për rastin e luftës në Kosovë.
Nora ligjëron edhe në akademinë ushtrake dhe diplomatike në Romë, dhe ftohet shpesh si ligjëruese musafire nga universitete të ndryshme të botës përfshirë edhe universitetin e Prishtinës./Media Ndërtimi.
Ky podcast është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përgjegjësia për përmbajtjen e tij i takon vetëm Kosovo 2.0 dhe Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Linku i podcast: https://kosovotwopointzero.com/podcast-pasojat-e-luftes-ne-trashegimine-kulturore/?fbclid=IwAR2RPVG9HJHrJhPkvdF2Vz4bCSCwdGoJ1BQ10e_F-Adr09yA5KHDx0ZO6vc