Connect with us

Aktuale

Përgatiten tre akte nënligjore për menaxhimin e pyjeve

Published

on

Komiteti Drejtues i Programit për Pylltari, që financohet nga Ambasada e Suedisë dhe Bashkimi Evropian e zbatohet nga FAO, në takimin e pestë të tij, ka diskutuar të arriturat e deritanishme, sfidat dhe veprimet e mëtutjeshme për menaxhimin e qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve.

Kryesuesi i këtij komiteti drejtues ,njëherit drejtor i Departamentit për Pylltari në MBPZHR, Tahir Ahmeti tha se përmes mbështetjes së këtij programi për pylltari, vitin e kaluar është miratuar Strategjia e re për Pylltari 2021-2030, Strategjia për Komunikim dhe Informim në sektorin e Pylltarisë 2021-2025, janë përgatitur tre akte nënligjore, janë ngritur kapacitetet e zyrtarëve të MBPZHR-së dhe APK-së në disa aspekte që ndërlidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve.

Ahmeti theksoi rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetje dhe bashkëpunimit me Ambasadën e Suedisë, Zyrën e BE-së në Kosovë si dhe FAO-n.

Duke u ndalur te aktivitetet që pritet të realizohen këtë vit, udhëheqësi vendor i Programit për Pylltari në FAO, Naser Krasniqi theksoi se fokusi kryesor do të jetë në finalizimin e akteve nënligjore për ligjshmërinë e lëndës drusore dhe ndikimin ekonomik të sektorit pyjor, finalizimin e Planit të Veprimit për Strategjinë e Pylltarisë 2021-2030, mbështetje Task Forcës për Pylltari, vazhdimin e programit të trajnimit në punë për të luftuar veprimtaritë e paligjshme pyjore, mbajtjen e fushatave vetëdijësuese për mbrojtjen e pyjeve, funksionalizimin e Sistemit Informativ të Pyjeve, mbështetje në zbatimin e Programit për Pyllëzim e Ripyllëzim, si dhe promovimin e Planifikimit të menaxhimit shumëqëllimor të pyjeve.

Takimi u mbyll me aprovimin e planit të punës së Programit për Pylltari për vitin 2022, ku paraqiten aktivitete të rëndësishme për fuqizimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve./Media Ndërtimi.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending