Connect with us

Infrastrukturë

Refuzohet kërkesa e kryeshefit të NPB-së kundër largimit të lajmeve për projektin milionësh në Lakrishtë

Published

on

Gjykata e Prishtinës e ka hedhur poshtë si të pabazuar kërkesën e kryeshefit të Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxhaj kundër Lëvizjes Vetëvendosjes – Qendra në Prishtinë, për largimin e lajmeve ku është thënë “NPB po tenton manipulimin e një projekti gjigant, që sipas tyre e kap vlerën 200 milionë euro”.

“Gjykata shqyrtoi me kujdes propozimin, deklarimin e të autorizuarit të propozuesit si dhe përgjigjen e kundërshtarit lidhur me caktimin e urdhëresës gjyqësore dhe pas analizimit të provave materiale të cilat gjenden në shkresat e lëndës, gjykata ka ardhur në përfundim se propozimi i palës paditëse për caktimin e udhëresës gjyqësore deri në përfundimin e kësaj çështje kontestimore, është i pabazuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore, të datës 11 shkurt 2022, raporton Kallxo.com.

Hoxhaj kishte dorëzuar padi kundër Lëvizjes Vetëvendosje për shpifje, fyerje dhe kompensim dëmi jomaterial, me propozim për caktimin e urdhëresës gjyqësore deri në përfundimin e procedurës gjyqësore.

Kjo në lidhje me projektin 120 milionësh të NPB-së dhe deklarat që ka thënë Egzon Azemi për këtë projekt.

Në një konferencë për media para Komunës së Prishtinës, Azemi ka thënë se në fund të mandatit, duke përfituar nga koncentrimi i subjekteve politike për të bërë fushatë, sipas tij, po tentohet të lihet në harresë fati i NPB-së.

Aty po parashihen 100 mijë metra ndërtim, 70 mijë ndërtim mbitokësor dhe 30 mijë metra ndërtim mbitokësor. Sipas vlerës minimale të çmimit të tregut atë zonë i bie se vlera përgjithshëm e përfitimit do të jetë mbi 2,000 euro për metër katror ose 200 milionë euro në tërësi “, thuhet në vendimin e Gjykatës së Prishtinës.

Kallxo.com ka kontaktuar me kryeshfin e NPB-së, Hajdar Hoxha për ta pyetur në lidhje me vendimin e Gjykatës, por i njëjti ka thënë se ende nuk e ka pranuar një të tillë.

Egzon Azemi në shtator të vitit 2021, kishte mbajtur një konferencë për media para Komunës së Prishtinës ku kishte thënë se Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) po tenton manipulimin e një projekti gjigant, që sipas tij e kap vlerën e 200 milionë eurove.

Azemi kishte thënë se në fund të mandatit, duke përfituar nga koncetrimi i subjekteve politike për të bërë fushatë, sipas tij, po tentohet të lihet në harresë fati i NPB-së./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending