Duke përdorur artin si mjet për ndërgjegjësimin për kauza të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë, ‘MuralFest’ shpall konkurs për vepra artit me temën “Je dhe S’je”.
*Konkursi është i hapur për të gjithë nxënësit e moshës 11 deri 17vjeç, banorë të regjionit të Ferizajt. Aplikuesit mund t’i prezantojnë idetë e tyre nëpërmjet teknikave të ndryshme kreative të artit si: vizatime, piktura, ilustrime, skica, arte dixhitale etj.
*Çdo punim duhet të përmbajë emrin, mbiemrin, klasën dhe emrin e shkollës ku vijon mësimin nxënësi, sidhe mund t’i bashkangjitet një tekst i shkurtër përshkrues.
*Forma e aplikimit pranohet në mënyrën elektronike në emailin zyrtar: info@muralfest.org, apo edhe fizike në në drejtoritë e shkollave përkatëse.
* Afati i fundit për dorëzimin e punimeve artistike është data 07 Prill 2022.
* Punimet duhet të jenë ide origjinale të bazuara në temën e konkursit, kurse mund të realizohen në menyrë individuale ose grupore.
*Vlerësimi bëhet nga juria profesionale e cila bënë përzgjedhjen e punimeve më të mira, me ç’rast tri vendet e para do të shpërblehen (tablet, materiale artistike).
*E drejta autoriale: Organizatorët rezervojnë të drejtën autoriale për publikimin e punimeve në gazeta, posterë, mediume elektronike, broshura, implementim në mural dhe ekspozita publike, por jo për përfitime materiale.
*Me rastin e pjesëmarrjes në konkurs, autori i pranon rregullat e konkursit dhe vendimet e jurisë.
Vërejtje: Punimet e kopjuara do të diskualifikohen nga gara!
“Qëllimi i këtij projekti është promovimi i te drejtave themelore elementare të njeriut , më konkretisht, duke punuar së bashku të eliminojmë diskriminimin dhe përvojat e hidhura diskriminuese që ndodhin në përditshmëri.”
Me këtë projekt Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme – si shtresa më e prekur ndaj bullizmit dhe njëkohësisht shtresa me ndikim më të lartë në ndryshimin dhe zhvillimin e një shoqërie. Projekti jo vetëm se trajton çështjet negative të lartpërmendura, por ndihmon edhe në zhvillimin e konceptit të artit si formë e shprehjes. Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rini dhe Sport MKRS, Prishtinë./Media Ndërtimi.