Arkitekturë
Transformimi fantastik i dy apartamenteve të vogla e të vjetra në një të ri
Vështirësitë për hapësirë nuk përfundojnë kurrë në New York City dhe herë pas here ju duhet të bëheni kreaiv. Lilian Weinreich bëri pikërisht këtë, kur ajo bashkoi dy studio të vogla për të krijuar një apartament të hapur dhe modern.
Në kombinimin e dy apartamenteve të vogla nga 450 metra katrorë në Lexington Avenue në Murray Hill, arkitektët e Lilian H Weinreich krijuan një hapësirë të zgjuar, fleksibile dhe efikase që lehtë mund të përshtatet në skenarë jetese, zbavitëse dhe të punës. Blerja që kishte bërë Lilian të njëzet metrave katrorë të korridorit mundësoi një qarkullim të lehtë dhe të lirë.
Panelet rrëshqitëse të tejdukshme shfaqin dukshëm si ndarjen dhe lidhjen mes hapësirave, duke ofruar mundësi të shumta hapësinore dhe duke lejuar kalimin e dritës në të gjithë hapësirën, qofshin ato janë të hapura ose të mbyllura.
Kuzhina dhe tavolina e hapur dhe papafingo janë zemra e hapësirës përreth së cilës hapësira të tjera mund të përshtaten dhe të konvertohen. Zonat e argëtimit / jetesës / studimit mund të ndahen në tre dhoma gjumi me dy banjo të plota dhe një dollap rrobash ose një sërë kombinimesh të tjera sipas nevojës.
I gjithë apartamenti është projektuar me dyer rrëshqitëse për të krijuar sa më shumë hapësirë.
Të gjitha dyert e dollapave kanë një funksion të dyfishtë, si ndarës dhome dhe derë dollapi.
Materialet natyrore përfshijnë dyshemenë e hirtë në të bardhë me materialin e hollë venezian dhe pllakat e mëdha prej porcelani të hirta.







