Connect with us

Infrastrukturë

Refugjatja serbe pas 22 vjetësh rikthehet e sigurt në banesën e saj në lagjen Ulpiana

Published

on

Më shumë se dy dekada pasi u largua nga vendlindja e saj Prishtina si pasojë e luftës, Marina Novakoviç mori përsëri çelësat e apartamentit të saj në kryeqytetin e Kosovës dhe u kthye për të jetuar aty së bashku me fqinjët e saj shqiptarë etnikë.

Apartamenti i Marija Novakoviç nuk ka kuzhinë, as divan dhe as krevat, por asaj nuk i intereson kjo.

Ajo është e kënaqur sepse javën e kaluar mori çelësat e apartamentit që la në korrik 1999 kur mijëra serbë lanë shtëpitë e tyre në Kosovë nga frika e hakmarrjes nga shqiptarët etnikë që po ktheheshin pasi forcat serbe u tërhoqën në fund të luftës, raporton Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN.

“Është e pabesueshme! E pabesueshme”, tha ajo ndërsa ecte nëpër apartamentin e saj të vogël në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku tha se e kaloi fëmijërinë e saj duke luajtur me miqtë shqiptarë.“Kam jetuar këtu që kur kam qenë vajzë e vogël. Unë jam rritur këtu. Jam me fat”, tha Novakoviç për BIRN në apartamentin e saj.

Ashtu si shumë të tjerë që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës, jeta nuk ka qenë e mirë për Novakoviçin, bashkëshortin dhe fëmijët e saj gjatë shumë viteve që ata kanë kaluar si refugjatë. Ndërsa ishin refugjatë në Serbi, ata lëvizën shumë, duke u zhvendosur nga Nishi në Blace derisa më në fund u vendosën në Beograd.

Rikthimi i apartamentit ishte një betejë rraskapitëse shtatë-mujore me burokraci për Novakoviçin.

Gordana Djoriç nga OJQ-ja lokale Avenija, e cila është e njohur me rastin e Novakoviçit, tha se u desh shumë punë që ajo të merrte në dorë çelësat e saj.“Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë ishte i pari që na ndihmoi. Kur panë dokumentet, arritën në përfundimin se Marija ka të drejtë ta ketë apartamentin”, tha Djoriç për BIRN.

Më pas ata e dërguan rastin në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, e cila e zgjidhi situatën.

Mund të kenë kaluar më shumë se dy dekada, por Marija Novakoviç ende mund t’i përmendë të gjithë fqinjët e saj të vjetër shqiptarë me të cilët ndante gëzimet dhe hidhërimet në një nga lagjet më të famshme të Prishtinës, Ulpiana, në vitet e para luftës.

“Kam dëgjuar që xhaxhai Isai, fqinji ynë, nuk është më mes nesh. Me vjen shumë keq. Nëse do të isha informuar për vdekjen, do të kisha shkuar në funeralin e tij”, tha ajo, duke derdhur lot teksa fliste për fqinjin e saj të dikurshëm.

“Mbaj mend Dritonin, Jetonin… Gjithmonë vinim e shkonim në shtëpitë e njëri-tjetrit, qoftë për Krishtlindje apo për Bajram. E prisja gjithmonë me padurim bakllavanë. Kam videokaseta të vjetra kur mblidheshim për ditëlindje. Shkonim gjithmonë shumë mirë, në kohë gëzimi dhe hidhërimi”, kujton ajo.

Që nga kthimi i saj disa ditë më parë, ajo tha se kishte mundur të takonte vetëm një nga fqinjët e saj të vjetër shqiptarë.

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit

Published

on

Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan Antonio Pilato në një artikull të botuar në revistën italiane “Solo Finanza”.

Vera po afron dhe për ata që nuk kanë planifikuar ende asgjë, ne rekomandojmë të zgjidhni dhe eksploroni Shqipërinë. Pa shpenzuar shumë para ju mund të pushoni në breg të detit dhe të shijoni çdo lloj rehatie.

Kjo është një mundësi ‘e bujshme’ e zbuluar nga portali i njohur (pirateinviaggio.it) i cili ditët e fundit ka ndarë me ndjekësit e tij destinacionet më të mira për vitin 2024, që nuk duhen humbur.

Shqipëria, një nga destinacionet në trend – edhe verën e kaluar – ofron për udhëtarët diell, det të kristaltë, plazhe që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kosto dukshëm më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, transmeton ATSh.

Saranda, një qytet i bukur bregdetar ofron hotele (me tre yje) ku mund të akomodoheni si “zotërinj të vërtetë”. Akomodohuni në hotelin “Vila Era Beach” për vetëm 20 euro nata. Hoteli është praktikisht në plazh dhe gjithashtu në paketë përfshihet vakti i mëngjesit. Vendndodhja mbetet padyshim ‘një pikë e fortë’, por edhe dhomat kanë hijeshinë e tyre. Ato janë të mëdha, komode dhe ideale si për çifte ashtu edhe për grupe turistësh. Disa nga hotelet, gjithashtu kanë një kopsht ose një tarracë të vogël.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Tashmë turistët italianë dhe jo vetëm kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit falë çmimeve të saj të përballueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending