Connect with us

Infrastrukturë

Lufta në Ukrainë sjell implikime në industrinë e ndërtimit

Published

on

Lufta e nisur në Ukrainë sipas ekspertëve ndërkombëtar pritet të sjell implikime më të gjera për industrinë e ndërtimit.

Zeppelin Group, tregtari i Caterpillar në Gjermani, Ukrainë dhe pjesë të Rusisë Perëndimore, postoi në rrjetet sociale se ishte “i tronditur dhe i shqetësuar nga ngjarjet aktuale në Ukrainë. Prioriteti më i lartë në këtë kohë është siguria e më shumë se 600 kolegëve në Ukrainë. Prandaj, ne kemi ofruar evakuim për të gjithë punonjësit në rajon dhe u kemi kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.”

Termocentrali bërthamor i Bangladeshit mund të vonohet

Një shembull i implikimeve më të gjera të krizës së Ukrainës në lidhje me ndërtimin është dhënë nga raportet e lajmeve se Termocentrali Bërthamor i Rooppur (RNPP) në Bangladesh mund të vonohet. Impianti (i cili do të ishte i pari i Bangladeshit) do të ndërtohet me mbështetjen financiare dhe teknike ruse, madje edhe karburanti i uraniumit vjen nga Rusia. Vendi do të përfshihet gjithashtu në menaxhimin e mbetjeve bërthamore të projektit.

Eksperti i energjisë M Tamim i tha gazetës New Nation të dielën, “Lufta në vazhdim nuk do të ndikojë menjëherë në termocentralin, por punimet e ndërtimit të tij mund të vonojnë, nëse ekonomia ruse dobësohet për zgjatjen e luftës”.

Ndërtimi i njësisë së parë të termocentralit është planifikuar për vitin e ardhshëm, ndërsa njësia e dytë pritet të përfundojë në vitin 2024.

Shoqata evropiane e kontraktorëve FIEC ka shprehur mbështetje për industrinë e ndërtimit të Ukrainës dhe kombin. Thomas Bauer, President i FIEC, tha; “Zhvillimi i Bashkimit Evropian ka treguar se vendet me situata shumë të ndryshme politike dhe ekonomike mund të përparojnë së bashku dhe së bashku t’i kapërcejnë vështirësitë përmes dialogut dhe bashkëpunimit.

“Prandaj i dëshirojmë Konfederatës së Ndërtuesve të Ukrainës (CBU), Federatës sonë Anëtare nga Ukraina, dhe vendit, që ky konflikt të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që populli i Ukrainës të mund të jetojë përsëri në paqe dhe pa frikë. Ky do të jetë gjithashtu momenti për të punuar për forcimin e lidhjeve midis organizatave tona.”

Drejtori i përgjithshëm i FIEC, Domenico Campogrande, shtoi se konflikti po ndodhte pas dy vitesh pandemie, e cila tashmë kishte bërë shumë presion mbi industrinë “dhe pas disa muajsh rritjesh të ndjeshme në çmimet e produkteve dhe materialeve, si dhe të energjisë. gjë që ndikon drejtpërdrejt në konkurrencën e kompanive tona./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending