Connect with us

Aktuale

Identiteti Urban në Kosovë – shkruan arkitekti Ylber Vokshi Ylli

Published

on

Në ketë vështrim të shkurtër, nuk do të analizojmë detal elementet kryesore të identitetit urban, si janë sheshet qendrore dhe sekondare, vendtubimet specifike si rrugët apo shëtitoret për këmbësor, mobiliari urban, përmendoret, skulpturat, pikturat apo mozaikët publike, objektet e rëndësishme arkitektonike si dhe tërësitë urbane, që identifikojnë një vendbanim apo një shtet. Si shoqëri këtij fenomeni nuk i kemi dhënë rëndësi primare,e kjo gjithnjë na është hakmarrë gjatë shekujve të kaluara të ekzistencës tonë në këto hapësira.

Në Kosovë për të përcaktuar identitetin urban duhet hulumtuar të gjithë shkaktarët në periodat e kaluara historike, të cilët kanë ndikuar direkt apo indirekt në respektimin e këtij procesi,i cili përcakton ekzistencën e një populli në hapësira të caktuara territoriale me shekuj. Për këtë duhet bërë hulumtime të veçanta për kryeqytetin dhe qytetet kryesore në Kosovë, se si ne vetë jemi në gjendje ta shkatërrojmë ardhmërinë e jetës urbane, për gjeneratat e reja qe do të jenë të detyruara të jetojnë në këto hapësira.

Përse është i rëndësishëm identiteti urban shumë pak i trajtuar në tërë Kosovën. Sa lehtë e anashkalojmë e harrojmë ekzistencën tonë në këto hapësira. Gjithnjë nuk e kemi vlerësuar të kaluarën e jonë, e cila ma së miri identifikohet me objektet, të cilat çdo shoqëri në mënyrë institucionale i ruan, për të treguar dhe dokumentuar lashtësinë e vet, e ne mu këto vlera historike dhe arkitektonike i kemi zhdukur përpara, e të njëjtën gjë jemi duke bërë edhe në njëmbëdhjetë vjetshin e parë të shekullit 21.

Vetëm ata të cilët nuk e njohin rëndësinë historike të ekzistimit të këtij populli në këto hapësira, e ndërlidhur ngushtë me identitetin urban të vendbanimeve tona munden me e minimizuar këtë proces. Në shikim të parë kjo duket e pa rëndësishme, shumë objekte kulturo historike edhe që ishin nën mbrojtjen e shtetit në mënyrë sistematike në dymbëdhjetë vjetshin e fundit janë rrënuar. Se prapë që nga pas lufta do të trajtojmë këto monumente kulturo historike në këtë mënyrë nënqmuese, as që do komente profesionale, kjo është e pa tolerueshme, e pa falshme, pasi sot e kemi tërë infrastrukturën shtetërore që duhej të veproi.

Shtrohet pyetja logjike ku është identiteti urban i një territori me vendbanime të vjetra dhe të reja. Ruajtja e identitetit burimor, avancimi i tij si dhe harmonizimi me karakterin e përbashkët gjithnjë ka qenë imperativ i çdo shoqërie, e te ne po veprojmë në mënyrë vandale me rrënimin e tyre sistematik pa dhanë askush përgjegjësi. Kjo mënyrë e veprimeve, në të njëjtën kohë shkatërron edhe trashëgimin e qyteteve tona, e cila rrënjësisht ndikon në identitetin e qytetit pasi gjeneratat e reja as që e dinë se nga i kanë rrënjët, nga kanë ardhur.

Pasi në të ardhmen sfida ma e madhe është se si me i plotësuar kërkesat e investitorëve të rinj, e në njëjtën kohë duhet me mbajtur nivelin e lart të praktikës planifikuese, në gjenerimin e hapësirave urbane në favor të gjithë banorëve të qytetit. Atëherë pyetje thelbësore e teorisë dhe praktikës së planifikimit duhej të ishte: në interesin e kujt planifikohet hapësira në qytete  ku bashkëpronar (hisetar) janë të gjithë banorët e tij.

Pyetja e identitetit  të hapësirës urbane është me rëndësi fondamentale për përjetimin e ndonjë qyteti në botën e re globale që po krijohet. Me zhvillimin e procesit të globalizimit identiteti urban është bërë faktor i rëndësishëm në procesin e planifikimit hapësinor. Qytetet po ballafaqohen me kërcënimet e humbjes së identitetit, e në të njëjtën kohë me mundësin për ta ndryshuar atë. Këtë e mundëson ekonomia globale, e bazuar në ekonomin e tregut, me krijimin e mundësive të reja për tregje të reja dhe integrime politike.

Janë disa principe elementare që duhen me i respektuar si projektantët urban gjatë përpilimit të dokumenteve hapësinore, ashtu edhe zyrtarët e shumtë të dy niveleve shtetërore, ata i presin sfida të mëdha në jetësimin e këtyre kërkesave të kohës si:

  • Ruajtja e identitetit burimor të disa zonave të qyteteve tona,si dhe avancimi dhe inkorporimi e tyre sipas kërkesave të reja urbane.
  • Përparimi dhe ri-formulimi i të gjitha elementeve karakteristike të një vendbanimi.
  • Identifikimi i pikave karakteristike natyrore dhe të ndërtuara të zonave urbane dhe rurale të vendbanimeve tona.
  • Vënia me prioritet i pasurive të ndryshme arkitektonike dhe bërthamave urbane si trashëgimi e pa tjetërsueshme me shekuj.
  • Evidentimi dhe promovimi i arkitekturës dhe urbanizmit bashkëkohor në shekullin 21,si pjesë të pa ndara të identitetit urban.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se është në pyetje humbja e identitetit urban,i gërshetuar me elemente të trashëgimisë historike, që shumë lehtë po e shkatërrojmë me veprimet tona, pa menduar në pasojat të rënda në kryeqytet dhe në tërë Kosovën. Kjo çështje nuk i përket vetëm rasteve individuale, është e ndërlidhur me filozofinë jetësore të mjedisit ku jetojmë e veprojmë. Harresa historike na u ka hakmarrë në të kaluarën e si jemi duke vepruar do të na hakmerret edhe në të ardhmen.

Qëllimi ishte të tregojmë se si njohja me fenomenin e identitetit urban të vendbanimeve tona mundet të shërbej dhe si udhëzues i zhvillimit të ardhshëm të tyre. Mbrojtja e të gjitha vlerave natyrore, historike dhe arkitektonike duhej të ishte obliguese, pasi ashtu e kërkojnë ligjet, normat dhe standardet ndërkombëtare,të cilave deshëm apo nuk deshëm jemi të obliguar të iu nënshtrohemi nëse nuk dëshirojmë të jemi të “izoluar”edhe në dhjeta vjetët e ardhshëm të shekullit 21.

Është koha e fundit që kokat e kthjellëta intelektuale të reagojnë në këto veprime për të mirën e të gjithë neve dhe gjeneratave të ardhme. Jam i vetëdijshëm se për të shpjeguar e pastaj zbatuar elementet kryesore të identitetit urban është shumë vështirë në Kosovë,për shumë këndë mision i pa mundur,por me sakrificën e profesionistëve të vërtetë,dhe me një punë konstante e të gjithë institucioneve relevante shtetërore,shpresoj se kjo do të filloi të jetësohet-arrihet!./Media Ndërtimi.

Autori është ish-kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK).
Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending