Ndërtim
Ky është shqiptari që krijoi djepin elektrik
Në çdo familje shqiptare, që nga kohë më të largëta, në çdo cep të shtëpisë është parë një djep. Se djepi daton qysh në kohët e vjetra e dëshmojnë edhe gjetjet e ndryshme arkeologjike, madje thuhet se daton që nga periudha e neolitit.
Djepi gjatë kohës është përdorur si shtrat i fëmijës, qoftë për ta vënë në gjumë atë apo edhe për pushim.
Daton që nga kohët e lashta por djepi edhe sot zë një vend të veçantë në kulturën materiale e shpirtërore shqiptare.
Në kohë të vjetra ai është punuar prej gurit, kurse më vonë ai zëvendësohet prej drurit. Te romakët djepi ka qenë në formë të koritës, grekët e vjetër e punonin prej thuprave dhe ishte pjesë e inventarit të shtëpisë, ndërsa egjiptianët e vjetër djepin e ndërtonin në formën e shportës. Ndërsa tek ne bëhej prej dru lisi, që fëmija të rritej i fort si lis.
Ajo që shihej si “vështirësi” gjatë vënies në gjumë të fëmijës, ishte se kush do e lëkundë, e që gjithmonë lëkundjen e djepit ia kishin lënë gjyshërve.
Por inovacionet e ndryshme që po bëhen tani e lehtësojnë edhe këtë metodologji.
Ilir Rruci, një djalë i ri nga Kosova ka bërë zgjidhjen, ai ka krijuar djepin elektrik.
Më poshtë sjellim krijimin e djepit elektrik:
Gjithashtu, Iliri ky i ri nga Kosova ka prodhuar dronin solar.






