Arkitekturë
50 definicone për arkitekturë nga profesionistët
Ka të paktën po aq përkufizime të arkitekturës sa ka arkitektë apo njerëz që komentojnë praktikën e saj. Për të filluar një fjali me “Arkitektura është” është një hap i guximshëm në një territor të papërcaktuar. E megjithatë, shumë prej nesh janë shprehur ose të paktën kanë menduar se çcfarë në të vërtetë është arkitektura.
“Arkitektura është padyshim një akt politik”. – Peter Eisenman në Haaretz
“Arkitektura është skajshmërisht e vështirë, është shumë e ashpër”. – Zaha Hadid në The Guardian
“Arkitektura është, sipas definicionit, një proces shumë bashkëpunues”. – Joshua Prince-Ramus
“Arkitektura është një mënyrë për të parë, menduar dhe vënë në pikëpyetje botën tonë dhe vendin tonë.” – Thom Mayne në fjalimin e tij të pranimit të çmimit Prtizker
“Arkitektura është arti dhe shkenca për të siguruar që qytetet dhe ndërtesat tona të përshtaten me mënyrën se si duam të jetojmë jetën tonë.” – Bjarke Ingels
“Arkitektura është e pamëshirshme: është ajo që është, funksionon ose nuk funksionon, dhe ju mund ta shihni qartë ndryshimin”. – Jacques Herzog
“Arkitektura është gjithmonë e lidhur me pushtetin dhe që lidhet me interesa të mëdha, qoftë financiare apo politike.” – Bernard Tschumi në The New York Times
“Arkitektura është shumë komplekse që atë ta bëjë një person i vetëm dhe unë e dua bashkëpunimin”. – Richard Rogers në The Guardian
“Arkitektura është vepra më e fuqishme që mund të imagjinojë një njeri”. – Ben van Berkel dhe Caroline Bos
“Arkitektura është një akt optimizmi”. – Nicolai Ouroussoff në LA Times
“Arkitektura është një fakt artificial”. – Mario Botta në Perspecta
“Arkitektura është e mbushur me romantikë, të cilët mendojnë se edhe ndryshimet relativisht të vogla në mjedisin e ndërtuar krijojnë aspiratë për një shoqëri më të mirë”. – Mark Wigley në Surface Magazine
“Arkitektura është për ne, për publikun, dhe ajo do të copëtohet”. – Alexandra Lange në Design Observer
“Arkitektura është vepër e kombeve …” John Ruskin në Stones of Venice
“Arkitektura është gjithmonë një ëndërr dhe funksion, shprehje e një utopie dhe instrument i një komoditeti”. – Roland Barthes në “Semiologji dhe Urbanizëm”
“Arkitektura është shprehje e vlerave – mënyra se si e ndërtojmë është një pasqyrim i mënyrës sonë jetësore”. – Norman Foster
“Arkitektura është beteja e vërtetë e shpirtit”. – Ludwig Mies van der Rohe
“Arkitektura është gjeometri”. – Álvaro Siza
“Arkitektura ka të bëjë me përmirësimin e kushteve: mjedisore, sociale dhe ndonjëherë edhe politike”. – Arjen Oosterman
“Arkitektura nuk është vetëm një gjë, nuk është thjesht një art … Ajo duhet të merret me situatën reale, duhet të bëjë diçka të mirë për shoqërinë”. – Xiaodu Liu
“Arkitektura është shumë më tepër se ndërtimi i një objekti në një vend”. – Sean Lally
“Arkitektura është një gjuhë: dizajne të reja duhet t’i përmbahen rregullave gramatikore për të shmangur disonancën me strukturat ekzistuese”. – Princi Charles
“Arkitektura është një burim i pashfrytëzuar i tregimeve madhështore që presin të imagjinohen, të vizualizohen dhe të ndërtohen”. – Matthew Hoffman
“Arkitektura ka të bëjë me shërbimin e të tjerëve nëpërmjet hartimit të mjedisit të ndërtuar”. – Kevin J Singh
“Arkitektura ka për qëllim të kapërcejë nevojën e thjeshtë për strehim dhe siguri duke u bërë shprehje artistike”. – Jay A. Pritzker
“Arkitektura është i vetmi art që nuk mund t’a kalosh pa e ndjerë, mund të shmangësh pikturat, të shmangësh muzikën, dhe madje mund të shmangësh historinë. Por, si do të largohesh nga arkitektura”. – Philippe Daverio
“Arkitektura karakterizohet nga qëndrueshmëria dhe jetëgjatësia: një arsimim i gjatë, një trajnim i gjatë, orë të gjata dhe jetë të gjatë”. – Catherine Slessor
“Arkitektura është një përplasje e gjërave të papajtueshme”. – Juhani Pallasmaa
“Arkitektura është një lloj specifik i shkencës, është zhanri i saj i mendimit spekulativ”, – Geoff Manaugh
“Arkitektura është një fitore në procesin e krijimit të saj”. – Sam Jakobi
“Arkitektura është një objekt i tillë i jashtëzakonishëm në hapësirë, prania e tij është e detyruar të ndikojë tek të gjithë.” – Gautam Bhatia
“Arkitektura nuk është vetëm për ndërtimin, por është një mjet për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve”. – Diébédo Francis Kërké
“Arkitektura është një përvojë fizike – duhet të shihet dhe të preket për t’u kuptuar plotësisht”. – Nicolai Ouroussoff
“Arkitektura është me të vërtetë e vështirë, e kuptova vetëm pak kohët e fundit, është si muzika, mund të të gëzojë, por kur ta njohësh, është një histori tjetër.” – Diana Agrest
“Arkitektura është e aftë të absorbojë çdo gjë, dhe kështu tenton të shpërndahet në gjithçka”. – Ole Bouman
“Arkitektura nuk është vetëm një çështje e teknologjisë dhe estetikës, por korniza për një mënyrë jetese, një mënyrë inteligjente të jetës”. – Bernard Rudofsky
“Arkitektura është arti më publik dhe publiku janë kritikë të rreptë”. – Eric Parry
“Arkitektura është zgjidhës i problemeve dhe krijuesi i mjedisit, dhe ekspozita ndërkombëtare është laboratori i saj”. – Ada Louise Huxtable
“Arkitektura duhet të kompletojë natyrën, arkitektura e madhe e bën natyrën më të bukur, ajo i jep fuqi” .- Claudio Silvestrin
“Arkitektura është një nga reflektimet e qëndrueshmërisë së një qytetërimi.” – Charlie Rose
“Arkitektura është një punë shumë e rrezikshme. Nëse një shkrimtar bën një libër të keq, njerëzit nuk e lexojnë atë, por nëse bëni arkitekturë të keqe, ju vendosni shëmtinë në një vend për njëqind vjet “. – Renzo Piano
“Arkitektura është patologjia e epokës bashkëkohore”. – Arkitekturë Ligjore
“Arkitektura është interesante, por në brendësi nuk do të thotë asgjë.” – Massimiliano Fuksas
“Arkitektura është një art, por ne rrallë përqendrojmë vëmendjen tonë në ndërtesa si në shfaqje teatrale, libra apo piktura.” – Witold Rybczynski
“Arkitektura është 90% biznes dhe 10% art”. – Albert Kahn
“Arkitektura është shpikje”. – Oscar Niemeyer
“Arkitektura është gjithnjë politike”. – Richard Rogers
“Arkitektura është një kornizë e mendjes, ka të bëjë me idetë, profesioni është se si t’i hidhni ato ide në botën reale”. – Christopher Janney
“Arkitektura nuk zhvillohet vetëm në sferën e saj, por vazhdimisht asimilon arritjet nga fusha të tjera.” Maya Engeli
“Arkitektura është para së gjithash për t’iu shërbyer njerëzve dhe shoqërisë. Kjo është përgjegjësi e arkitektit: të dizajnohen ndërtesat që përmbushin qëllimin e tyre praktik, bashkojnë njerëzit dhe na lidhin me botën duke ruajtur burime të çmuara”. – Steven Ehrlich