Connect with us

Aktuale

Ndotja e peizazhit zanor urban të Tiranës

Published

on

Në qofte se do ta shihnim Tiranën nga sipër me syze që arrijnë të shohin ndotjen e qytetit nga zhurmat do kuptonim se jetojmë në fund të një oqeani të kuq, me dendësi zhurmash të nivelit të rrezikshëm për mjedisin dhe shëndetin tonë.

Tashmë jo vetëm shkenca por dhe praktika e ka vërtetuar se zhurma nga trafiku rrugor dhe burimeve të tjera shkakton rritjen e rrezikut të hipertensionit, e sëmundjeve koronare të zemrës, e stresit psikologjik, bezdisjes dhe shqetësimit të gjumit e deri te humbja e dëgjimit.

Zhurma depërton kudo edhe brenda shtëpive madje dhe ne lulishtet e mëdha apo të vogla të qytetit. Ndërtimi i një autostrade anës një parku natyror (si te parku Rinia) ja heq kësaj hapësire prioritetin e mbrojtjes nga zhurmat.

Ndërsa burimet profesionale të zhurmës (në një fabrikë apo ndërtesë pune) karakterizohen mirë, ekspozimi i nivelit te zhurmës së rrugës është me pak i kontrolluar ndonëse është tejet i larte dhe i dëmshëm prandaj duhet të jetë një prioritet për shëndetin publik dhe planifikimin urban.

Kontribuuesit më te rëndësishëm në peizazhin zanor urban janë radiot me zë të lartë, buritë dhe alarmet e makinave, zhurmat e lidhur me ndërtimin e vazhdueshëm, zhurma nga trafiku rrugor, aktivitetet tregtare, etj.

Kjo ndotje akustike, si një re mbulon tere qytetin në çdo hapësirë të saj si gjatë ditës dhe natës.

Matjet e bëra për zhurmat e sirenave te automjetet e urgjencës (se shumti private) ose të sigurisë, motoçikletave dhe aktiviteteve te ndërtimit, kalojnë 80 dBA  që do të thotë në nivelet mjaft të dëmshme për shëndetin. Ekspozimi ditor kronik mbi një kufi prej 70 dBA  besohet të jetë i mjaftueshëm për të shkaktuar humbjen e dëgjimit.

Studimet tregojnë se banorët e një qyteti si në qendër dhe ne periferi të qytetit mesatarisht shpenzojnë në rrugë rreth 85 minuta çdo ditë që përbenë rreth 5 % të kohës ditore.

Ekspozimi nga zhurma e rrugës të secilit subjekt në me shumë se 90% e kësaj kohe tejkalon kufirin e ekspozimit prej 65 dBA të rekomanduar nga OBSH. Pra qytetarët e Tiranës kur të dalin në rrugë ashtu si mbajnë maska ndaj koviditit, duhet të mbajnë dhe kufje mbrojtëse të dëgjimit për veshët e tyre.

Kontribuuesi më i zakonshëm i ndotjes akustike të rrugës është dhe muzika e lokaleve qe ngrihet për të tërhequr klientët që nga studimet kontribuon mesatarisht me rreth 46% të ekspozimit total ndaj zhurmës. Aktivitetet profesionale kontribuojnë afërsisht me 25% të ekspozimit total ndaj zhurmës

Pra sot është e vështirë t’i shpëtosh ekspozimit të zhurmës nga rrugët e Tiranës nëse dimë se ku mund të gjejmë një vend pushimi nga ekspozimi ndaj zhurmës./Media Ndërtimi.

Aktuale

Ish-drejtori i Njësisë së Auditimit në Ministrinë e Infrastrukturës akuzohet se bëri raport në favor të “Sallahu” SH.P.K

Published

on

Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Begzad Musliu dhe ish-pronari i kompanisë “Sallahu” SH.P.K, Naim Sallahu, kanë dalë para Gjykatës së Prishtinës më 16.05.2024 për t’u përballur me akuzat që u ngarkohen.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Begzat Musliu në nëntor të vitit 2020 i kishte tejkaluar kompetencat e tij në cilësinë e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, ashtu që ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit vetëm me kërkesën e operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K., që sipas prokurorisë është e ndaluar me ligj.

Në seancën e 16.05.2024 janë dëgjuar Hysen Merovci, Shaban Krasniqi dhe Mexhide Behluli të cilët ishin propozuar si dëshmitarë për t’u dëgjuar nga ana e mbrojtësve të të akuzuarve.

Mexhide Behluli e cila ishe ftuar të dëshmojë në rolin e zyrtares ligjore në Ministri të Infrastrukturës tha se nuk i kujtohej se ka qenë në takimin në të cilin ishte diskutuar nga sekretari i kësaj ministrie dhe udhëheqësit të divizionit lidhur me kërkesën për futjen e kompanisë “Sallahu” SH.P.K, në listën e zezë.

“Nuk më kujtohet që kam qenë pjesë e këtij takimi” – tha Mexhide Behluli gjatë dëshmisë së saj në gjykatë.

Ajo mohoi të jetë në dijeni se ka pasur një kërkesë nga Vlamire Bllaca për ta futur në listën e zezë të Organit Shqyrtues të Prokurimit, kompaninë e “Sallahu” SH.P.K.

Mexhidi tha se fushë-veprimtaria e saj ishte të jetë si pikë kontakti mes avokaturës shtetërore dhe MI në lidhje me lëndët Gjyqësore në të cilat MI ishte palë e paditur.

Pas Behlulit, dëshmoi Hysen Merovcit, i cili kishte qenë udhëheqës i divizionit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Për dallim nga Behluli, dëshmitari Merovci tha se është mbajtur një takim me sekretarin e MI, Izedin Bytyqin për të diskutuar lidhur me kërkesën e Valmire Bllacën për ta futur në listë të zezë të kompanisë “Sallahu” SH.P.K.

“Sekretari i MI Izedin Bytyqi më ka kërkuar mua në cilësinë e udhëheqësit të divizionit të projektit edhe kjo çika e departamentit ligjor, Mexhide në takim me zyrën e sekretarit në lidhje me një ankesë që është bërë nga Operatori Ekonomik ‘Sallahu’, e ka lyp mendimin tonë, në lidhje me vlerësimin e një tenderi për ndërtimin e urës M9 Pejë – Kuqisht” – tha Merovci.

Në fund është dëgjuar edhe dëshmitari Shaban Krasniqi i cili ishte gjeodet në kompaninë “Sallahu” SH.P.K.

Me të përfunduar faza e dëgjimit të dëshmitarëve, gjyqtari Avni Syla njoftoi të pranishmit në sallë se meqë nuk ka asnjë propozim për plotësimin e provave, do të kalohet në fazën e dhënies së mbrojtjes nga të akuzuarit.

Ky rast po gjykohet nga gjykatësit Avni Syla, kryetar i trupit gjykues, Alban Ajvazi dhe Sulltane Hoti – anëtarë. Aktakuza përfaqësohet nga prokurori i krimeve të rënda, Bashkim Zeqaj.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Begzad Musliu, në nëntor të vitit 2020 i kishte tejkaluar kompetencat e tij në cilësinë e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës ashtu që ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit vetëm me kërkesën e operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K., gjë që është e ndaluar me ligj.

Auditimi i lëndës së prokurimit është bërë për projektin me emrin “Ndërtimi i urës në zgjerimin e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë – Kuqishtë me lokacionin Drelaj”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Publikohet platforma digjitale për historinë e Prishtinës

Published

on

Historia qindravjeçare e Prishtinës tash e tutje do të mund të njihet edhe përmes platformës digjitale “Prishtina në histori”.

E krijuar nga “Trembelat”, kjo platformë prezanton qindra dokumente origjinale për Prishtinën, që nga shekulli i 13-të.

Përmes një komunikate për media, “Trembelat” kanë bërë të ditur se platforma digjitale (qerthulli) “Prishtina në histori” përmbledh një grumbull digjital të teksteve, hartave, gravurave, fotografive dhe punimeve rreth historisë së qytetit të Prishtinës që kapin kohën prej fundit të shekullit 13-të deri në vitete e para të shekullit 20-të.

Në Arkivin e Prishtinës, pjesë e Komunës së Prishtinës, rishtazi janë sjellë rreth 38,598 dokumente osmane, të cilat dokumentojnë historinë e Prishtinës prej shekullit të 15-të deri në shekullin 20-të, shumica prej tyre, siç thuhet në komunikatë janë krejt të pastudiuara dhe të panjohura për publikun.

Në anën tjetër, po sipas komunikatës, shumë studime të cilat janë bërë bazuar në arkivat e Romës, Venedikut dhe Dubrovnikut mbesin në sirtarë të bibliotekave dhe njihen vetëm prej një grupi të vogël specialistësh.

“Këto të dhëna, por dhe të tjera që kanë të bëjnë me të kaluarën e Prishtinë, nga arkiva, biblioteka e koleksione janë mbledhur dhe do të vazhdojnë të mblidhen në fazat e tjera të këtij projekti (Prishtina në histori)”- thuhet në komunikatën e ‘Trembelave”.

Po siaps komunikatës, në mesin e materialeve të botuara janë edhe rreth 100 dokumente origjinale të përkthyera, si shtesë për tekstet e shkruara enkas, e artikuj të rëndësishëm nga e kaluara që meritojnë të lexohen më gjerësisht, pjesa më e madhe e tyre, sic thuhet më tej në komunikatë, janë botuar në këtë fazë fillestare.

Platforma është iniciativë e “Trembelave” me siglën botuese “Varg” e mbështetur financiarisht nga Komuna e Prishtinës, në partneritet të ngushtë edhe me Arkivin e Prishtinës, të cilët edhe kanë mundësuar qasjen në dokumentet nga arkivat osmane, që në vitin 2018 janë sjellë në kopje digjitale te ky arkiv./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës organizon kuvendin zgjedhor

Published

on

Të nderuar anëtarë të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 26, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2022, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e a-a-k.

KUVENDI ZGJEDHOR i a-a-k, do të mbahet:

Datë: 23.05.2024 (E Enjte)

Ora: 17:00 h

Vendi: MODELARIUMI në Fakultetin e Arkitekturës në UP-ë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitëktëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 32, të Statutit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending