Connect with us

Aktuale

18 milionë euro konsumatorët borxh ndaj “Termokos”

Published

on

Kryeshefi ekzekutiv i Ngrohtores së Prishtinës “Termokos”, Arsim Fetahu, ka thënë se konsumatorët i kanë borxh mbi 18 milionë euro.

Sipas tij, gjatë tri vjetëve 100 milionë do të investohen për rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Sipas tij, gjatë vitit 2021 ka pasur ngritje prej 1.35 milion të shkallës së inkasimit duke shtuar se prodhimi i energjisë është 11% më i lartë.

“Realisht gjatë vitit 2021 kemi pasur ngritje 1.35 milion të shkallës së inkasimit. Edhe faturimi ka qenë 14% më i lartë edhe prodhimi i energjisë 11% më i lartë, raporton Ekonomia Online.

“Në koordinim me Komunën e Prishtinës do të vazhdojmë projekte për dyfishimin e kapaciteteve dhe vendosjen e matësve të ngrohjes dhe projekti i energjisë solare. Borxhet e konsumatorëve janë mbi 18 milionë euro. Kryesisht janë në periudha të mëhershme”.

“Zyra Ligjore janë duke dërguar te përmbaruesi çdo konsumatorë që ka borxh më shumë se 50 euro dhe një prej arsyeve që ka ngritje të inkasimit është edhe metoda detyrimore me anë të përmbaruesit”, ka thënë Fetahu për Ekonomia Online.

“Gjatë tre viteve besoj që do të jetë vlera 100 milionë për rritjen e kapaciteteve prodhuese, dyfishimin e kapaciteteve prej 140 deri 280 megavat. Realizimi i projektit kushton rreth 25.7 milionë euro. Projekti tjetër ka të bëjë me vendosjen e matësve vlera e të cilit kalon 11 milionë dollarë e cila është e financuar nga Qeveria amerikane. Deri në fillim të sezonit së ardhshme një pjesë e madhe e konsumatorëve do t’i kenë matësit e instaluar”.

Fetahu ka sqaruar se për qytetarët nuk ka alternativë më të mirë se ngrohja nga “Termokosi”.

Madje, ai tha se gjithçka është duke u furnizuar normalisht, por që i vetmi problem është se “Termokosi” është duke punuar me një bllok të Kosova B1.

“Për një qytetar që punon brenda vendit dhe jeton këtu nuk ka alternativë më të mirë se ngrohja me ‘Termokos’. Fatkeqësisht një pjesë e madhe e qytetarëve të Prishtinës po edhe qyteteve të tjera nuk e kanë këtë mundësi dhe janë detyruar të përdorin alternativa tjera për t’u ngrohur. Sa i përket furnizimit me ngrohje është energjia më e lirë, siguria më e madhe e furnizimit. Gjithçka është duke u furnizuar normalisht i vetmi problem është se jemi duke punuar vetëm me një bllok të Kosova B1 dhe nëse arrihet të kyçet edhe blloku B2 do të marrim energji sa është e dëshirueshme edhe pse KEK-u ka bërë gjithçka që në këtë periudhë të ftohtë të na furnizojë me ngrohje”, tha Fetahu./Media Ndërtimi.

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending