Connect with us

Aktuale

Banorët e Dibrës injorohen në vendimmarrjen për digën e Skavicës

Published

on

Sigurimi i mjedisit, mbrojtja e klimës, tokës dhe lumit tonë është një e drejtë e njeriut. Së bashku ne duhet të punojmë për të hetuar, dokumentuar dhe ekspozuar abuzimet mjedisore dhe të të drejtave të njeriut.

Diga e Skavicës në lumin Drini i Zi në Dibër, Shqipëri, e cila është në proces studimi fizibiliteti, konsiderohet se shkakton një çekuilibër ekologjik në rajonin e Dibrës dhe fshatrat dhe vendet përreth zonës.

Pas ndërtimit të saj, diga e Skavicës po përmbyt 12000 hektarë tokë bujqësore duke përfshirë 35 fshatra nën ujë dhe më shumë se 60,000 banorë vendas që do të zhvendosen, do të ishte në kundërshtim me programet federale dhe shtetërore për të ruajtur 30% të tokës dhe oqeanit për të mbrojtur biodiversitetin deri në vitin 2030.

Pas dekadash protestash, diga e diskutueshme e Skavicës, e projektuar dikur në vitet 1960’s nga regjimi komunist, është në zhvillim e sipër dhe është një nga digat më të mëdha në Evropë. Më 4 tetor 2021, Bechtel Co. arriti një marrëveshje me Korporatën Energjetike të Shqipërisë (KESH) për të filluar punën në lumin Drin nën një qasje të shpejtë të punimeve.

Më 20 janar 2022, banorët autoktonë të Dibrës protestuan ndaj kompanisë kontraktore Mott McDonald, e cila është punësuar nga Bechtel Co. për të kryer studimin e fizibilitetit për Projektin Skavica.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka pasur asnjë konsultim apo komunikim me komunitetin e Dibrës.

Kryetari i Shoqatës së Drinit të Zi, Nazmi Drizi shprehu shqetësimin se “ndryshe thuhet, ndryshe bëhet” (20 janar 2022). Z. Drizi u shpreh se “puna ka nisur fshehurazi dhe po vazhdon fshehtas të konkretizohet”.

“Të drejtat e popullit autokton të Dibrës janë thelbësore dhe me rëndësi historike për të tashmen dhe të ardhmen e dibranëve dhe të Dibrës si rajon. Kërkojmë nga ligjvënësit ndërkombëtarë dhe organizata e të drejtave të njeriut të BE-së të njohin nevojën urgjente për respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut të banoreve vendas te Dibrës, veçanërisht të drejtat e tyre për tokat, territoret dhe burimet e tyre.”, deklaroi Drizi. /Media Ndërtimi.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending