Artistët e Përsosur është një kurs praktik dhe teorik i destinuar kryesisht për artistët e rinj, me një ide për të zgjeruar fushëveprimin e interesave të tyre artistike, për të krijuar një hapësirë për analizë kritike dhe shqyrtim të prodhimit të artit brenda kontekstit të përgjithshëm shoqëror dhe politik, si dhe si ofrojnë mjete praktike për të ushqyer praktikën e tyre artistike.
Afati për konkurim: 11 shkurt, 2022
Realiteti neoliberal ka dëbuar shpërndarjen e barabartë të arteve, duke thelluar pasigurinë. Kështu, mungesa e të drejtave të punës së punonjësve të kulturës, e mundësive për punë në fushën e artit, mungesa e fondeve dhe fondeve zhvillimore që do të nxisnin ngritjen e mundësive dhe aspiratave artistike, si dhe sistemi arsimor retrograd, janë arsyet për zhvillimin e këtij programi. Rrjedhimisht, ideja është të fokusohet në analizën kritike të kontekstit të përgjithshëm dhe implikimet e tij në art dhe kulturë, dialog, shkëmbim përvojash dhe debati, si nëpërmjet praktikës ashtu edhe teorisë, një përpjekje që mund të krijojë përfshirjen sociale të artistëve të rinj dhe edukimin politik dhe social të tyre.
Moduli 2 Artistët e Përsosur si pjesë e AFER-A nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë e udhëhequr nga Ivana Vaseva organizohet në Prishtinë nga 22 deri më 26 shkurt 2022. Programi fokusohet kryesisht në dhjetë artistë të rinj të përzgjedhur kosovarë nën moshën 35 vjeçare; megjithatë, të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë. Programi pesë-ditor do të përfshijë prezantime të projekt propozimeve, prezantime të CV-ve, portofoleve, prezentime dhe bashkëbisedime me artistët, shfaqje, prezantime nga ligjerues të ftuar, ripërpunim të CV-ve dhe portofoleve, dhe komentim e diskutim të prezantimeve dhe projekt propozimeve të artistëve të përzgjedhur nën 35 vjeç që punojnë në Kosovë.
Për të marrë pjesë në punëtorinë të interesuarit duhet të dërgojnë një letër motivimi, CV dhe një ide propozimi për një projekt, maksimumi 500 fjalë secila, në e-mail adresën application@stacion.org. Përparësi kanë ata që duan të aplikojnë në edicionet e ardhshme të çmimit Artistët e së nesërmes dhe ata që kanë aplikuar në edicionet e mëparshme të çmimit Artistët e së nesërmes.
Gjuha e punës është anglishtja.
Artistët e Përsosur u organizua për herë të parë në Maqedoninë e Veriut në vitin 2017, si një nga segmentet programore të Fakultetit të gjërave që nuk mund të mësohen – FR~U, i zhvilluar për Çmimin e Artistëve të Rinj Pamor Denes.
Çmimi Denes është një çmim për artistët e rinj pamor nën 35 vjeç në Maqedoninë e Veriut, i themeluar në vitin 2002, i ngjashëm me çmimin Artistët e së nesërmes që organizohet në Kosovë nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Çmimi Denes dhe çmimi Artistët e së nesërmes janë pjesë e rrjetit ndërkombëtar Çmimet e Artistëve të Rinj Pamor – YVVA në Evropën Qendrore dhe Juglindore, që shpërblejnë artistëte rinj një rezidencë artistike dymujore në Nju Jork./Media Ndërtimi.