Connect with us

Aktuale

Brenda një dekade Kosova përjetoi dy herë inflacionin  

Published

on

Inflacioni që e përjetoi Kosova në dhjetor 2021 është rritja e dytë më e lartë që kur Kosova e ka shpallur pavarësinë. Në vitin 2011 — si pasojë e krizës globale financiare të vitit 2008 — inflacioni gjatë muajve të verës arriti shkallën prej 10%, që është 8% më shumë se shkalla normale.

Me pagat e ulëta si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, inflacioni në Kosovë ndihet më ashpër. Gjatë vitit 2020, paga mesatare neto në Kosovë prej 416 eurosh u ul për 14 euro në krahasim me vitin paraprak. Ky regres në paga shpjegohet me ngadalësimin ekonomik gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan Kosovotwopointzero.com.

Në një analizë mbi inflacionin dhe masat e mundshme për zbutjen e tij, të publikuar së fundmi nga Instituti GAP, rezulton se gjatë viteve 2012-2020 niveli i pagave mesatare neto në të gjithë sektorët ishte më i lartë se ai i çmimeve.

Sipas kësaj, analiza konkludon se fuqia blerëse e konsumatorëve përgjatë viteve është rritur. Megjithatë, kjo analizë nuk përfshin edhe të dhënat e vitit 2021 e të cilat mund të shfaqin rezultate më ndryshe për shkak të ndryshimeve që ndodhën.

Ndërkohë, mungesa e të dhënave të freskëta dhe të hollësishme mbi standardin e jetesës së qytetarëve në Kosovë e bën të vështirë matjen e ndikimit real të inflacionit tek ta. Të dhënat e fundit datojnë në vitin 2017 dhe që atëherë kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme. Mbyllja e tërësishme të vendit si reagim ndaj pandemisë COVID-19 ndikoi që ekonomia të shënojë rënie, shumë vende pune të mbyllen dhe të rritet numri i familjeve me asistencë sociale.

Në tre-mujorin e parafundit të vitit 2021, afër 26 mijë familje — që përbëjnë mbi 100 mijë anëtarë — morën asistencë sociale në baza mujore. Ata me 1 anëtar morën prej 60 euro, ndërsa ata me 15 anëtarë deri në 180 euro. Ky numër përbën rreth 1 mijë familje më shume në krahasim me të njëjtën periudhë gjatë viteve 2019 dhe 2020.

Në vitin 2017 rreth 23% e qytetarëve në Kosovë jetonin në varfëri, me 2 euro në ditë për kokë banori, përderisa rreth 5% e tyre jetonin në varfëri të skajshme me vetëm 1.5 euro në ditë për kokë banori.

Anketa e fundit e realizuar me ekonomitë familjare në vitin 2017 sugjeron se konsumatorët në Kosovë llogaritet të shpenzojnë pjesën më të madhe të buxhetit në ushqim (40%) dhe banim (29%). Produktet më të konsumuara janë mishi, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat, që kontribuojnë në më shumë se gjysmën e konsumit të ushqimit (në vlerë).

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret që presioni inflacionist do të mbetet i qëndrueshëm deri në mesin e vitit 2022 dhe gradualisht do të zbutet më pas, por me shpërthimin e sërishëm të pandemisë COVID-19 për shkak të variantit Omicron dhe me masat e reja kufizuese në botë, parashikimet janë të pasigurta.

Me faturat mujore që po rriten dita-ditës, ky vit duket se do të jetë një nga ata të vështirët për t’ia dalë nga muaji në muaj./Media Ndërtimi.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending