Aktuale
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente te shkallët në Arbëri
Për katër vite qeverisje, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk intervenoi asnjëherë tek shkallët në lagjen “Arbëria”, të cilat janë thyer gjati të gjitha.
Qytetarët që lëvizin nëpër ato shkallë i ekspozohen rrezikut çdo ditë, me gjasë ato nuk do të riparohen as në vitin e ardhshëm. Kjo, pasi që në buxhetin e vitit 2018 të Komunës se Prishtinës nuk ka ndonjë kod të veçantë për ndonjë investim në ato shkallë.
Një qytetarë në emrin e banorëve që lëvizin çdo ditë nëpër ato shkallë, i ka bërë kërkesë Komunës së Prishtinës që brenda këtij viti të paktën të ndërhynë për riparimin e tyre.
“Si banore e lagjes Arbëria në Prishtine, si dhe si përdoruese e përditshme e shkalleve te Arbërisë, bej kërkesë tek Komuna e Prishtinës që të ndërmarrë masa në riparimin e shkalleve. Tash e 4 vite nuk ka pasur as mirëmbajtje të tyre në mënyre që ato të mos shkatërrohen në këtë mase, e cila tani për tani e rrezikon shëndetin e qytetareve”, thuhet në kërkesë e cila është adresuar në Platformën digjitale për pjesëmarrje publike.
“Për 4 vite me radhe ( 48 muaj) , me rregullat dhe planifikimet buxhetore, komuna do te duhej te ishte në gjendje të tenderojë kompani dhe të përfundojë dhe përmbyll çfarëdo kontrate e cila do t’i kishte riparuar te gjithë hapësirën publike (shkallet, ulëset ne pushimore dhe shportat e mbeturinave). Ky është obligim i patjetërsueshëm i zyrtareve te cilët kane marre mandatin dhe paguhen nga buxheti i qytetareve që të ofrojnë shërbimet bazike për qytetaret. Për mos ofrim te shërbimeve në kohe (që 4 vite) për riparim te shkalleve, duhet të jepet përgjegjësi nga zyrtari me i ulet e deri tek kryekomunari, pasi qe buxheti është i qytetareve dhe komuna është e qytetareve, Andaj, si qytetare e Prishtinës, dhe në emër te banoreve të lagjes Arbëria, dhe qindra përdoruesve të tjerë ne baze ditore te këtyre shkalleve kërkoj rregullimin e tyre deri ne fund te vitit 2017”, përfundon kërkesa.