Connect with us

Aktuale

Publikohet Raporti për gjendjen e ujërave në Kosovë 2020

Published

on

Paraqet gjendjen e ujërave në Kosovë për përiudhën 2015- 2020. Në raport janë të përfshirë gjëndja e ujërave sipërfaqësore, nëntokësore, ligjet dhe aktet nënligjore për sektorin e ujërave, dokumentet strategjike për ujëra, rrjeti hidrografik i ujërave, reshjet, zonat e mbrojtura ujore, shfrytëzimi i ujërave sipas sektorëve të ndryshëm si dhe investimet dhe projektet në sektorin e ujërave.

Të dhënat për përgatitjen e raportit janë grumbulluar nga institucionet që bëjnë monitorimin e cilësisë dhe sasisë së ujerave, kompanitë që menaxhojnë ujërat si dhe institucione tjera qeveritare dhe joqeveritare të cilat kanë përgjegjësi të caktuara në sektorin e ujërave.

Disa të dhëna janë marrë edhe nga burime të ndryshme si publikime, projekte dhe studime të ndryshme. Në raport të dhënat janë të paraqitur në mënyrë tekstuale, tabelare, dhe në figura të ndarë sipas fushave dhe sektorëve përkatës. Në një kapitull të veçantë të raporti janë nxjerrë konkluzionet dhe janë dhënë rekomandimet për ndërmarrjen e masave te duhura për përmirësimin e gjendjes.

Qëllimi kryesor i raporti është informimi i publikut të gjerë për gjendjen e ujërave në Kosovë, por njëkohësisht ky raport është një informacion i vlefshëm për orientimin e politikave në sektorin e ujërave dhe një dokument që mundë të i shërbejë donatorëve në orientimin e projekteve në sektorin e ujërave.

Ky është raporti i tretë sektorial për gjendjen e ujërave. Paraprakisht AMMK ka publikuar Raportin për gjendjen e ujërave 2010 dhe Raportin për gjendjen e ujërave 2015. Raporti është publikuuar në formatin elektronik dhe në formatin e shtypur në letër në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze dhe shpërndahet falas për publikun dhe të gjithë të interesuarit tjerë.

Per me shume detaje vizitoni http://ammk-rks.net/?page=1,7,608 ./Media Ndërtimi.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending