Thënia se fotografia flet më shumë se një mijë fjalë, këtyre ditëve u vërtetua edhe në Galerinë Nile të Nju Jorkut (NYNG), ku fotografi i njohur nga Prishtina fitoi çmimin e parë për fotografinë e titulluar “APOCALYPTICA”
Kjo galeri është një nga platformat kryesore të fotografëve ndërkombëtarë, që mishërojnë diversitetin, inovacionin dhe kreativitetin e krijuesve, ndërsa në garë ishin 1235 konkurrentë, raporton Telegrafi.com
NYNG-u u jep artistëve një platformë origjinale për të shprehur imagjinatën dhe vizionin e tyre për të afirmuar fotografinë në nivelin më të epërm artistik, gjithnjë duke u bazuar në përvojat dhe vëzhgimet personale.
Galeria NEW YORK NIL GALLERY është një ngjarje globale industriale online dhe për çdo vjet, i ofron publikut projekte duke ia prezantuar atij arritjet më të reja në këtë fushë të artit.
Përmes kësaj fotografie Humolli, sikur sheh gjithçka që dëshiron të zbulohet dhe gjithçka që dëshiron të mbetet enigmë, transmeton Telegrafi.
Fotografia tek Arton Humolli krijon çaste medituese duke i mbetur besnik frymëzimit vetanak, por duke mos refuzuar asnjëherë kureshtjen krijuese dhe dritëhijet nëpër kohë.
Edhe kjo fotografi, dëshmoi për të saten herë thënien e fotografit të parë shqiptar, përtej Atlantikut, Gjon Mili, i cili thoshte: “Nuk mund të quhet i civilizuar një popull i cili e deshifron pikturën, por ai që arrin ta deshifroj fotografinë”./Media Ndërtimi.