Apartamentet më të shtrenjta sot ndodhen ngjitur me trafikun , me pluhurin dhe ndotjen e ajrit, me zhurmat e larta deri ne 85 Decibel, njesoj si te banosh brenda nje fabrike.
Në këto lagje për shkak të ndërtimeve te reja që jane miratuar zhurmat nuk do të ulen por vetëm do të ngrihen.
Ndërtimi i tyre pa një plan akustik mund t’i kushtojë sot qytetarëve uljen e vlerës së apartamentit dhe ndërtuesve rrënimin financiar.
Sot është e pamundur të jetosh dhe të flesh gjume ne te gjitha lagjet ku ligji per zhurmat eshte shkelur .
Mijëra apartamente ndërtuar anës unazës së re në pallate të reja me 2000-2500 euro metri katror, jetojnë 24 orë në një fabrikë me zhurma nga 75-85 decibel, ditë dhe natë, me dritaret mbyllur . Kjo si pasojë e mungesës së planit akustik të rrugës.
Kompleksi më i ri më i shtrenjtë me pamje nga liqeni, nën digë është po ashtu i rrethuar nga ndotja akustike e dy rrugëve tejet të zhurmshme dhe ndotëse. Nga matjet tona aty është një fabrikë e dyfishtë. Zhurmat e unazës me lëvizje të shpejtë, (80 decibel ditë dhe natë) dhe rruga poshtë digës e cila ka një dyndje që fillon nga liqeni I thatë dhe mbaron te vilat në rolling hill.
Te komuna e parisit ka një ndotje akustike të qendrueshme ditë dhe natë prej 70-80 Decibel. Prej vitesh shumë qytetarë duan të largohen nga kjo lagje ku as natën nuk gjen qetësi, por kujtdo që tenton ti shesesh apartamentin te pergjigjet ka shume zhurme. Dhe eshte e vertete, një natë pa zhurma në këtë lagje nuk arrijmë dot më as ta imagjinojmë.
Të gjitha apartamentet e reja në rrugët kryesore janë histori dështimi. Vlera e tyre është një gjumë I keq do të thotë më pak punë, më pak përqendrim, më pak shëndet mendor, deri në shurdhim, në tensionin e lartë dhe goditjet e zemrës.
Grykësia për të ndërtuar mijëra apartamente të reja në qendër të Tiranës, pa një plan akustik po vjen bumerang pas.
Ashtu si mijëra qytetarët e unazës së re tashmë nuk vënë dot gjumë në sy , te gjithe qytetarët po ndërgjegjësohen për pasojat e zhurmave dhe shitja e këtyre apartamenteve do të ulet ndieshëm dhe vetë ndërtuesit po përballen me ligjin antizhurmë qe shkelen ne vite.
Ligjet janë për të garantuar normat e cilësisë së jetës. Ato nuk bëjnë përjashtim as për Bashkinë, as për ndërtuesit, as për qytetarët , nëse shkelen, shkojmë të gjithë bashkë, keq dhe më keq.
Qytetarët po ndërgjegjësohen për pasojat e zhurmave dhe shitja e këtyre apartamenteve do të ulet ndieshëm dhe vetë ndërtuesit do të përballet me ligjin antizhurmë dhe do kërkojnë të merren masa./Media Ndërtimi.