Connect with us

Aktuale

Ekskavatorët shembin trashëgiminë kulturore shqiptare për ndërtimin e objekteve banesore

Published

on

“Më erdhi shumë keq, se kjo s’kishte noj plan për me e prish. Këtu ishte një lulishte shumë e bukur. Nuk e kuptoj pse. Gjithkush që ka ardh këtu thotë: ‘Pse humbën këto vila këtu?’ Ku di unë, gjynaf!”

Kështu shprehet Myzejen Lika, banore e lagjes Kont Urani në Tiranë, e cila qëndron afër një trualli të rrethuar me llamarina të bardha, aty ku dikur qëndronte në këmbë vila me fasadë portokalli e familjes Harxhi. E lindur dhe rritur në atë zonë, Myzejeni thotë për Citizens Channel se ka ndjerë keqardhje të thellë ditën që në terren u shfaqen makineri për ta shembur.

“E përjetuam shumë keq, jashtë mase. Ne u çuditem, si të prishet ajo thamë. Se ishte vilë e bukur shumë dhe bile aty e kishte të shkruajtur Harxhi, Doktor Harxhi i thojshim ne”, – kujton Myzejeni.

Më 29 tetor të vitit 2021, makineritë filluan punë dhe rrafshuan godinën e ndërtuar pas vitit 1930. Vila dy-katëshe në vitin 2015 mori statusin “Monument Kulture Kategoria II”, për ta humbur pesë vite më pas.

“Pronarët me mundësitë e pakta ekonomike që kanë përjetuar pas viteve 90’, janë preokupuar më tepër për të siguruar jetesën e tyre dhe jo për të mirëmbajtur ambientet e brendshme dhe të jashtme të kësaj godine”- shkruhet në dokumentin e përpiluar, që kërkon që godinës t’i hiqet statusi.

Një tjetër relacion për një tjetër godinë thekson se degradimi nga mungesa e investimit është një element i cili përkeqëson fasadën e qytetit.

“Gjendja e degraduar e këtij objekti përbën një pamje të shëmtuar të fasadës kryesore të objekteve përgjatë rr. Elbasanit, meqenëse prej kohësh nuk është investuar në të”, – shkruhet në relacionin e hartuar për një ndër godinat Monument Kulture Kategoria II që mbarte kodin II-170, tashmë e shembur dhe e zëvendësuar me një pallat.

Në dokumentet e marra nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore theksohet se janë kryer inspektime në terren gjatë muajve nëntor – dhjetor 2017 për 150 vila të shpallura  Monument Kulture Kategoria II në vitin 2015.

Në kuadër të përditësimit të listës së monumenteve dhe verifikimit të gjendjes, Specialistë të Institutit të Monumenteve cilësojnë se disa prej këtyre godinave janë të dëmtuara si pasojë e mungesës së investimeve nga pronarët.

Disa prej këtyre godinave që morën statusin dy vite më parë, rezultojnë të braktisura nga pronarët për shkak të konflikteve gjyqësore. Pas inspektimit të kryer, në vitin 2018 sugjerohet që listës t’i hiqen 17 godina me status Monument Kulture Kategoria II.

Citizens Channel ka raportuar dhe më herët rreth rolit të Ministrisë së Kulturës në ruajtjen e këtyre monumenteve dhe investimeve të bëra. /Media Ndërtimi.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending