Connect with us

Aktuale

Komuna e Prishtinës ua mori lokalet në qendër, përkundër se ishin pronarë me dokumente – rasti qe 4 vjet në gjykatë

Published

on

Në një lokal në qendër të Prishtinës për tri vjet me radhë e ushtronte veprimtarinë një biznes i cili as nuk paguante qira e as lokali nuk ishte i tij.

Derisa personi që posedon dokumentacionin për lokalin qysh nga 1964 ka mbetur nëpër sallat e gjykatave duke kërkuar drejtësi dhe rikthim të pronës, që thotë se ia mori Ndërmarrja Publike Banesore – pronë e komunës – pa kurrfarë të drejte.

Lokali është mbyllur muaj më parë me masë sigurie, çelësat e të cilit ndodhen në gjykatë, raporton Shqip.com.

Fatin e njëjtë e kanë edhe tri lokale të tjera – që të gjitha në rrugën “Xhorxh Bush”, veçse në këto të fundit bizneset po operojnë pa asnjë pengesë.

Personat që posedojnë të gjitha dokumentet e nevojshme të pronësisë, thonë se lokalet u janë “uzurpuar” nga tashmë ish-qiraxhinjtë.

Ilhan Domaniku pretendon se është pronar i lokalit të cilit i është vënë dryni muaj më parë. Nga dokumentet e pronësisë ai posedon fletën poseduese, kopjen e planit dhe faturën e shitblerjes.

për Shqip.com ka folur vetë ish-kryeshefi ekzekutiv i NPB-së, Nexhat Kryeziu, i cili ka thënë se Departamenti i Pronës i asaj kohe ka sjellë dokumente që lokalet në fjalë janë ndërtuar nga ndërmarrja në vitet e 60-ta.

Duke u përgjigjur në pyetjet e Shqip-it për këtë çështje, Kryeziu ka pohuar se rasti i kujtohet pak, pasi “ka shumë vite që kam përfunduar angazhimin tim në NPB”.

“Si rezultatet i kërkimeve të tjera në regjistrat kadastral të paraluftës, NPB-ja atëherë ka vendosur në menaxhim këto lokale, ku njëri prej tyre mendoj është ende në menaxhim të NPB-së”, ka deklaruar ai.

Nga ky institucion kanë konfirmuar se bizneset që operojnë nuk paguajnë qira mujore dhe një gjë të tillë nuk mund ta bëjnë deri në vendim të gjykatës.

“Në bazë të konstatimeve të inspektoreve në raportin e vizitave është konstatuar që këto lokale janë kontest gjyqësore ndërmjet Ndërmarrjes Publike Banesore dhe disa personave të njohur për ATK-në, andaj deri në vendim të gjykatës nuk paguajnë qira mujore”.

Ndërsa, qiradhënësve nuk ju ndalet tatimin në burim, “pasi nuk kanë dëshmi mbi pronësinë e objekteve që janë në shfrytëzim nga subjektet e lartcekura”

për Shqip.com ka folur vetë ish-kryeshefi ekzekutiv i NPB-së, Nexhat Kryeziu, i cili ka thënë se Departamenti i Pronës i asaj kohe ka sjellë dokumente që lokalet në fjalë janë ndërtuar nga ndërmarrja në vitet e 60-ta.

Duke u përgjigjur në pyetjet e Shqip-it për këtë çështje, Kryeziu ka pohuar se rasti i kujtohet pak, pasi “ka shumë vite që kam përfunduar angazhimin tim në NPB”.

“Si rezultatet i kërkimeve të tjera në regjistrat kadastral të paraluftës, NPB-ja atëherë ka vendosur në menaxhim këto lokale, ku njëri prej tyre mendoj është ende në menaxhim të NPB-së”, ka deklaruar ai.

Shqip.com ka dërguar pyetje edhe në adresë të Administratës Tatimore të Kosovës për t’i pyetur nëse kanë inspektuar lokalet në fjalë dhe nëse ka dhënë urdhër për mbylljen e tyre deri në shpalljen e vendimit të gjykatës.

Nga ky institucion kanë konfirmuar se bizneset që operojnë nuk paguajnë qira mujore dhe një gjë të tillë nuk mund ta bëjnë deri në vendim të gjykatës.

“Në bazë të konstatimeve të inspektoreve në raportin e vizitave është konstatuar që këto lokale janë kontest gjyqësore ndërmjet Ndërmarrjes Publike Banesore dhe disa personave të njohur për ATK-në, andaj deri në vendim të gjykatës nuk paguajnë qira mujore”.

Ndërsa, qiradhënësve nuk ju ndalet tatimin në burim, “pasi nuk kanë dëshmi mbi pronësinë e objekteve që janë në shfrytëzim nga subjektet e lartcekura”./Media Ndërtimi.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending