Connect with us

Aktuale

Thirrje ndaj institucioneve përgjegjëse të sigurojnë furnizim të rregullt me ujë të pijes

Published

on

Furnizimi me ujë të pijes në qytetin e Prizrenit së fundmi po realizohet me aplikimin e reduktimeve ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”.

Kjo kompani ka njoftuar konsumatorët se për shkak të kushteve të pavolitshme atmosferike që kanë mbretëruar për një kohë të gjatë janë zvogëluar në mënyrë të ndjeshme kapacitetet ujore në burimet potenciale të ujit, dhe se kriza aktuale energjetike ka vështirësuar edhe më shumë furnizimin, marrë parasysh faktin që uji i pijes sigurohet kryesisht përmes elektropompimit. Javën e kaluar është publikuar orari i reduktimeve me zgjerim në zonat e ndryshme të qytetit.

Por aplikimi i këtyre reduktimeve ka shkaktuar pakënaqësi te banorët. Madje qytetarët e lagjes “Bajram Curri” këtë pakënaqësi e kanë shprehur përmes protestës së mbajtur ditën e hënë, para zyrave të “Hidroregjionit Jugor”, duke kërkuar zbutjen e reduktimeve.

EC Ma Ndryshe gjatë vitit 2021 ka realizuar një numër të madh takimesh me banorë të lagjeve të ndryshme në Komunën të Prizrenit dhe pothuajse në secilin takim problemet me furnizimin me ujë të pijes janë shfaqur si parësore. Njëkohësisht edhe gjatë monitorimit të diskutimeve publike për planifikimin buxhetor të Komunës së Prizrenit për vitin 2022, kërkesa për ujin e pijes ka qenë njëra prej kërkesave të shprehura gati në secilin takim.

EC përkujton se uji i pijes sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara është thelbësor për realizimin e të gjitha të drejtave të njeriut. Furnizimi me ujë është domosdoshmëri për një shëndet më të mirë dhe për dinjitet njerëzor, dhe si i tillë paraqet një të drejtë që duhet të promovohet. E drejta për ujë të pijes nënkupton të drejtën e të gjithë njerëzve që të kenë qasje në ujë të mjaftueshëm, të sigurt, të pranueshëm, fizikisht të qasshëm dhe të përballueshëm për përdorim personal dhe shtëpiak.

Për këto arsye, EC Ma Ndryshe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që çështjen e ujit të pijes ta trajtojë me seriozitet të madh, në mënyrë që të sigurohet furnizimi i rregullt me ujë të pijes dhe brenda kushteve higjiene-sanitare për të gjithë banorët e Komunës së Prizrenit./Media Ndërtimi.

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending