Connect with us

Aktuale

Habitati i Mirushës po cenohet nga ndërtimet ilegale, ‘Qytetarët Aktivë’ dorëzojnë kallëzim penal

Published

on

Organizata Jo Qeveritare “Qytetarët Aktivë” kanë dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Prishtinës lidhur me degradimin e Ujëvarës së Mirushës.

Ky kallëzim penal bëhet lidhur me degradimin e Monumentit Natyror “Ujëvarat dhe Parku i Mirushës“ e shpallur si zonë e veçantë, lidhur me projektin: Pastrimi i Ambientit dhe rregullimi i stazës për këmbësor dhe biçikleta me ndriçim dhe pushimore prej rrugës regjionale Klinë-Gjakovë deri te Ujëvara e Mirushës, raporton Ekonomia Online.

Flutura Zymi nga kjo organizatë tha se zyrtarët e përfshirë të Komunës së Klinës dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Infrastrukturës MMPHI, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer vepra penale të degradimit ose shkatërrimit të mjedisit sipas nenit 338 të Kodit Penal të Kosovës, lejimit të kundërligjshëm të instalimeve që ndotin mjedisin neni 340, keqpërdorimit të besimit neni 330 si dhe keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar të sanksionuar me neni 414 të Kodit Penal.

“Projekti i iniciuar nga Komuna e Klinës me datën 19.07.2019 nuk parashihet në planin hapësinor të Mirushës, nuk ka pasur as debat publik dhe as vendim nga Kuvendi i Kosovës apo Kuvendi Komunal, më pastaj me datën 31.07.2019 MMPHI autorizon projektin me fillimin dhe realizimin e procedurave të prokurorimit, me shumë 384 00 euro pa leje mjedisore, pa leje ndërtimi, pa vlerësim të ndikimit në mjedis pa raport mjedisor si dhe pa rekomandimet e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe njëkohësisht projekti nuk ka vlerësim të pranueshmërisë për rrjetin ekologjik i cili është i detyrueshëm sipas Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës”.

Sipas saj, projekti në fjalë ka degraduar zonën 1 dhe 2 e cila është zonë strikte, kanë ndërhyrë në shtegun ekzistues në gjerësi prej 2 metra duke e degraduar në 10 deri 15 metra për 2.3 km, ndërhyrje e cila ka ndikuar në karakteristikat  dhe vlerat për të cilat Mirusha është shpallur Monument Natyror sipas Nenit 14 të Ligjit për mbrojtjen e Natyrës./Media Ndërtimi.

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending