Connect with us

Aktuale

Shkencëtarja kosovare në pararojë të arkitekturës

Published

on

Dea luma po prin në fushën pioniere të neuro-arkitekturës në Japoni.

Imagjinojeni që veç sa po zgjoheni nga anestezioni pas operacionit. I hapni sytë disi të habitur dhe shikoni rrotull. Cilat janë gjërat e para që i shihni, dhe si ju bëjnë të ndiheni?

A varet një llambë e ftohtë akull nga një tavan i ulët, aq e ndritshme sa t’i djeg sytë, duke shtuar çorientimin dhe ndoshta duke ju bërë të ndiheni të shqetësuar? Ose ndoshta e gjeni veten në një dhomë të gjerë, të ndriçuar natyrshëm me detaje druri në mure, ndërsa hija e degëve të një peme lëkundet në ritmin e puhizës jashtë.

Së shpejti fytyra e një kujdestari mund t’ju shfaqet para syve dhe simptomat fizike që mund t’i keni do t’jua kthejnë vëmendjen brenda vetes — sidoqoftë, mënyra se si i përjetoni ato momente fillestare të zgjimit ka një rol në rrugën drejt shërimit.

Duke e ditur këtë, a nuk do të donit që dikush ta shtrijë rrugë që në të ardhmen të mund t’i informojë përgjegjësit që duan t’i bëjnë përvojat e ngjashme sa më të rehatshme? Pushoni rehat sepse dikush po merret ose do të merret së shpejti me këtë.

Dea Luma, shkencëtare e rritur në Prishtinë, tash në të 30-tat e hershme, është personi që iu besua themelimi i laboratorit të neuro-arkitekturës të Universitetit të Tokios, një fushë multi-disiplinare e hulumtimit që përqendrohet në tru dhe në përvojën njerëzore të arkitekturës. Meqë e kalojmë shumicën e kohës brenda, laboratori i sapothemeluar ka vendosur të gjejë mënyra në të cilat dizajni arkitekturor ndikon te ne, përdoruesit e saj.

Luma është personi i parë që ka përfunduar studimet e doktoratës në neuro-arkitekturë në departamentin prestigjioz të arkitekturës në Universitetin e Tokios, dhe universiteti e vlerësoi punën e saj pioniere si aq bindëse sa për ta themeluar një paradigmë krejtësisht të re në arkitekturë, që përqendrohet në mirëqenien e përdoruesve dhe promovon dizajnin e bazuar në të dhëna shkencore.

Profesoresha asistente tash e kalon një kohë të mirë të ditëve të saj duke dizajnuar dhe kryer eksperimente në laboratorin e saj, e rrethuar nga subjekte kërkimi që vënë kufje me dukje futuriste të cilat ua masin valët e trurit kur ata ulen para ekraneve që shfaqin karakteristika të ndryshme të dizajnit arkitekturor. Kur s’është në laborator, mund të gjendet duke ligjëruar në klasën e parë master të neuro-arkitekturës në universitet, ose duke shkëmbyer njohuri të specializuar me shkencëtarë të tjerë.

Imazhi i ballinës: Anton Kerezov.

Ky artikull i publikuar kosovotwopointzero.com është pjesë e projektit Human Rightivism, i cili është financuar nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), zbatuar nga Fondi i Zhvillimit të Komunitetit përmes Programit të tij të Human Rightivism. Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë Suedeze të Zhvillimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SIDA)./Media Ndërtimi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending