Edona Demaj, nga Prishtina, qe tre vjet udhëheq një biznes për përpunimin e vajrave të përdorur ushqimorë.
Vajrat e tilla llogariten si një nga ndotësit më të mëdhenj të tokës dhe ujit. Me qëllim mbrojtjen e ambientit, biznesi i Edonës i mbledh ato nga gastronomia dhe i eksporton jashtë vendit.
Përpunimi i mëtejshëm i tyre gjeneron bionaftë, një karburant ky i rinovueshëm që kontribuon në zvogëlimin e dioksidit të karbonit./Media Ndërtimi.
Efekti i dëmshëm i ajrit të ndotur manifestohet në mënyra të ndryshme, dhe të gjithë fëmijët cenohen në mënyrë të njëjtë.
Sipas pediatres Valbona Stavileci disa hulumtime që tregojnë se ka ngecje dhe në rritje në lartësi deri në 1.40 cm te fëmijët deri në moshën 7 vjeç.
Por edhe lajmërimi i sëmundjeve kronike dhe zhvillimi i sëmundjeve kronike te fëmijët ndikon që të ngecin në rritje dhe në zhvillim. (BB GREEN KOSOVA)./Media Ndërtimi.
Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri mbesin në letër pa u konkretizuar në terren
Nga 139 marrëveshje që janë nënshkruar në shtatë mbledhje të qeverive të përbashkëta të Kosovës e Shqipërisë, shumica prej tyre kanë mbetur veç në letër.
Përtej glamurit e pompozitetit të mbledhjeve, jashtë tyre pak bëhet.
Dokumentari N’Shënjestër i Shqip.com ka hulumtuar rreth marrëveshjeve që janë nënshkruar nga dy qeveritë për tregtinë.
Përkundër këtyre marrëveshjeve, prodhuesit kosovarë vazhdojnë të kenë jashtëzakonisht shumë vështirësi për të depërtuar në tregun e Shqipërisë./Media Ndërtimi.
Familja Koshi nga Gjakova, pas 22 vite qëndrimi në Itali, kishin vendosur që në vitin 2014 të sjellin ekspericen e tyre në Kosovë, kështu duke hapur një biznes unik, pra të vetmit prodhues të pjesëve nga fibrat e karbonit në Kosovë dhe Ballkan.
Koshi Group veçohet se ka në dispozicion fibrat më të mira të karbonit për t’ia shtuar makinave që sjellin adrenalinë gjatë vozitjes
Gjatw verws sw kwtij viti Koshi Group kishte tentuar të promovonte jahtin e parë e cila është prodhuar në Republikën e Kosovës, e quajtur INTERSTELLAR.
Por nga autoritetet kosovare ky jaht nuk u lejua të defiloj mbi ujin e Liqenit të Radoniqit.
Ky është një rrugëtim i suksesshëm dhe që do të kontribuoj në njohjen e Kosovës si shtet i cili ka mendje kreative, sfidohet në prodhim dhe njihet për prodhime cilësore, ishte thënë në njoftimin e Klubit të Prodhuesve kosovar ./Media Ndërtimi.