Featured
Komuna e Suharekës sot nënshkroi dy tenderë, një për Delloc e tjetrin për Reqan
Komuna e Suharekës, sipas dokumenteve të publikuara në Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik ka nënshkruar dy kontrata tenderësh.
Kontrata e parë ka të bëjë me ujësjellësin në Delloc, gjë për të cilën ka raportuar edhe më parë Ndërtimi.info. Vlera e kontratës është 7.949,60 euro. Kjo vlerë e ofruar nga operatori ekonomik, siç kemi raportuar edhe më parë, ka qenë e vetmja e përgjegjshme nga 5 ofertues në përgjithësi.
Në këtë kontratë bëhet fjalë për “Sanimi dhe rregullimi i ujësjellsave – Furnizim me material për rregullimin e ujësjellsit në Delloc”, teksa merret vesh se punët në këtë tender janë kryer më parë. Paratë për këtë tender janë dhënë nga buxheti i Komunës së Suharekës, shkruan Ndertimi.info.
Në anën tjetër, kontrata e dytë e nënshkruar sot ka të bëjë me fshatin Reqan, saktësisht me “Furnizim me elemente betoni dhe zhavori –Furnizim per rrugët në Reqan”. Vlera e kësaj kontrate është 950 euro. Sipas dokumentit të publikuar në Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik, del që paratë për këtë tender janë dhënë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. Ky çmim ka qenë më i liri nga tre ofertues sa kanë qenë në tërësi.