Featured
Shkeljet ligjore të MKRS-së zvarrisin ndërtimin e palestrës sportive në Rahovec
Shkeljet ligjore të ligjit të Prokurimit Publik nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) zvarrit ndërtimin e palestrës sportive në Komunën e Rahovecit, shkruan Ndërtimi.info
Kjo pasi që Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP) ka kthyer në Rivlerësim tenderin e MKRS-së për “Ndërtimin e Palestrës Sportive në Komunën e Rahovecit”. OSHP i ka kërkuar ministrisë që aktivitetin e prokurimit “Furnizim me mazut” me nr. të Prokurimit:17/002/111 ta kthejë në rivlerësim, dhe brenda afatit kohor prej 10 ditëve ta informoj me shkrim panelin shqyrtues për veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit.
E gjithë kjo ka ardhur pas ankesës së operatorit ekonomik “Euro Besi” ShPK si dhe “Mercom Company” SHPK ku kishin parashtruar ankesë kundër njoftimit të anulimit të prokurimit për ndërtimin e palestrës sportive në Komunën e Rahovecit, duke pretenduar se Ministria e Kulturës nuk i kishte respektuar dispozitat ligjore të LPP si dhe rregullat e udhëzuesit për prokurim publik.