Featured
Lekajt takon ambasadorin britanik, e njofton për projektet e autostradave dhe Hekurudhat e Kosovës
I pari i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj u taku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës “Ruairi O’Cennel, ku ky i fundit u njoftua për projektet e kësaj ministrie.
Temë e këtij takimi ishte zhvillimi i transportit rrugor, konkretisht autostradat si dhe hekurudhat, ku deklaroi se është duke u punuar sipas planit dinamik për këto projekte.
“Më vjen mirë z. ambasador që takohemi veq për të mirë dhe bashkë punime, ndër të tjera e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar dhe ato që kanë ngecur për t’u realizuar, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror”, citohet të ketë thënë Lekaj.
Ndërsa, ambasadori O’ Connel e përgëzoi ministrin Lekaj, për detyrën re si ministër i Infrastrukturës. Ambasadori tha se ne jemi në përgatitje të Samitit të Berlinit, ku presim që se bashku të listojmë projektet e kësaj ministrie që do te prezantohen në këtë samit kanë përvojat e duhura.
Në fund të këtij takimi, ministri Lekaj dhe ambasadori O’ Connel, u dakorduan që të gjendet forma më të mira për të thelluar bashkëpunimin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar.