Connect with us

Infrastrukturë

Kërkohet që projekti i Lumbardhit të rishikohet në tërësi nga qeverisja e re në Prizren

Published

on

Projekti për “Regjenerimin Urban të brigjeve të lumit Lumbardh” në Qendrën Historike të Prizrenit, i filluar nga qeverisja e kaluar komunale është shoqëruar me shkelje të dispozitave ligjore, gjë që është konstatuar nga MKRS-ja. Përkundër kërkesës së kësaj ministrie që të pezullohen të gjitha veprimet deri në zbatimin e rekomandimeve të QRTK-së dhe miratimin e projektit, ish-Ekzekutivi komunal ka vazhduar realizimin e punimeve, ani pse ato më parë ishin ndaluar nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.

Lidhur me këtë projekt, MKRS-ja përmes shkresës zyrtare ka njoftuar EC-in se ka obliguar DUPH-në që të pezullojë të gjitha veprimet deri në zbatimin e rekomandimeve të QRTK-së dhe miratimin e projektit.

“Në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 04/L-066 për Qendrën Historike të Prizrenit respektivisht proceduren e konsultimit të Ligjit Nr. 02/L-88 për Trashegimi Kulturore si dhe pas konsultimit me Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturor (KKTK), MKRS mbeshtet rekomandimin e KKTK-së dhe obligon – kërkon  nga Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH) që të zbatojë të gjitha procedurat paraprake të shqyrtimit të kërkesës dhe projektit.

Konfirmohet që në procedurë ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit Nr. 04/L-066 për Qendrën Historike të Prizrenit duke filluar zbatimin e projektit bazuar në një aktvendim i cili i referohet vendimit të QRTK-së Prizren duke mos pasur vendim dhe paraprakisht DUPH Prizren duke mos përfillur rekomandimet e QRTK-së Prizren të dhëna më datë 28.06.2021.

Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH) me veprimet e ndërmarra në procedurë nuk ka respektuar edhe pikat e Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruara më datë 01.04.2021 respektivisht pika 3 (paragrafi 3.1.4 dhe 3.1.7). Prandaj obligohet Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH) Prizren që të pezullojë të gjitha veprimet deri në zbatimin e rekomandimeve të QRTK-së Prizren, dhe miratimin e projektit.”/Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending