Connect with us

Infrastrukturë

Partneriteti Publik Qytetar për Reformimin e Qeverisjes Kulturore në Kosovë

Published

on

Në dy dekadat e para të ndërtimit të shtetit të Kosovës, fusha e kulturës u zhvillua pa ndonjë strategji shtetërore apo politika kulturore të qarta. Ndërkohë, komuniteti artistik dhe shteti siguruan ringjalljen e institucioneve qendrore dhe teatrove ekzistuese. Skena kulturore filloi të rritej së pari në formën e festivaleve, nismave artistike dhe projekteve kulturore të udhëhequra nga organizatat kulturore të pavarura dhe shumë fuqishëm nga qendrat sociale dhe kulturore të cilat riaktivizuan hapësira të braktisura dhe kinema të mëparshme, duke i kthyer ato në një infrastrukturë të re publike për kulturën.

Që nga viti 2010, këto organizata filluan rrjetëzimin në nivel lokal dhe qëndror, duke synuar të formulojnë pozicione të përbashkëta politike, të identifikojnë synime afatgjata për reformimin e këtij sektori, të rrisin ndërgjegjësimin dhe të krijojnë një sistem të qëndrueshëm për organizatat kulturore, artistët dhe profesionistët e fushës. Në praktikë, ka pasur një sërë rastesh kur rrjetet lokale dhe qëndrore filluan disa dialogje me autoritetet publike duke bashkëpunuar për hartimin e një plani strategjik apo programi të veçantë, si dhe menaxhimin dhe aktivizimin e infrastrukturës publike. Megjithatë, mungesa e një infrastrukture të përshtatshme ligjore dhe e një strategjie afatgjatë pengon mundësinë për të bërë ndryshime strukturore dhe të qëndrueshme.

Një reformë në sistemin kulturor është e nevojshme për t’iu përgjigjur situatës dhe mangësive aktuale, si dhe për të parashikuar një zhvillim të strukturuar të sektorit në të gjitha regjionet e vendit. Duke shqyrtuar praktikat më të mira në rajon dhe modelet e reja për politikat kulturore në nivel evropian dhe global, politikat e reja kulturore duhet gjithashtu të jenë në përputhje me agjendën e zhvillimit kombëtar.

Në përgjigje të këtyre çështjeve, “Partneriteti Publiko-Civil për Reformën në Qeverisjen Kulturore në Kosovë” do të bashkojë vendimmarrësit kryesor, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe përgjegjësit rajonal të hapësirave të pavarura kulturore për të diskutuar rreth çështjes së financimit publik, ringjalljes dhe qeverisjes së hapësirave kulturore, rrjetëzimit si dhe mundësive tjera të partneritetit publiko-civil në krijimin e politikave lokale dhe qëndrore, krijimin e modeleve të reja të institucioneve dhe avancimin e pjesëmarrjes qytetare.

E organizuar në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Hapësirat Kulturore të Kosovës”, kjo konferencë avokon për forma të reja dhe efektive të partneritetit dhe bashkëpunimit publiko-civil, duke inicuar një diskutim dhe duke vendosur një plan për përpjekjet e ardhshme të rrjeteve të organizatatave kulturore, komuniteteve artistike dhe autoriteteve publike.

Konferenca është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit Partneriteti Publiko-Civil për Reformën në Qeverisjen Kulturore në Kosovë implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7 Arte, dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj konference është përgjegjësia e Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflektojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Nga data 13 e deri më 14 dhjetor, konferenca “Partneriteti Publiko-Civil për Reformën në Qeverisjen Kulturore në Kosovë” e cila do tē mbahet në hapësirat e “Kinema Jusuf Gërvalla./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit

Published

on

Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan Antonio Pilato në një artikull të botuar në revistën italiane “Solo Finanza”.

Vera po afron dhe për ata që nuk kanë planifikuar ende asgjë, ne rekomandojmë të zgjidhni dhe eksploroni Shqipërinë. Pa shpenzuar shumë para ju mund të pushoni në breg të detit dhe të shijoni çdo lloj rehatie.

Kjo është një mundësi ‘e bujshme’ e zbuluar nga portali i njohur (pirateinviaggio.it) i cili ditët e fundit ka ndarë me ndjekësit e tij destinacionet më të mira për vitin 2024, që nuk duhen humbur.

Shqipëria, një nga destinacionet në trend – edhe verën e kaluar – ofron për udhëtarët diell, det të kristaltë, plazhe që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kosto dukshëm më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, transmeton ATSh.

Saranda, një qytet i bukur bregdetar ofron hotele (me tre yje) ku mund të akomodoheni si “zotërinj të vërtetë”. Akomodohuni në hotelin “Vila Era Beach” për vetëm 20 euro nata. Hoteli është praktikisht në plazh dhe gjithashtu në paketë përfshihet vakti i mëngjesit. Vendndodhja mbetet padyshim ‘një pikë e fortë’, por edhe dhomat kanë hijeshinë e tyre. Ato janë të mëdha, komode dhe ideale si për çifte ashtu edhe për grupe turistësh. Disa nga hotelet, gjithashtu kanë një kopsht ose një tarracë të vogël.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Tashmë turistët italianë dhe jo vetëm kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit falë çmimeve të saj të përballueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending