Connect with us

Aktuale

Nisin ‘hetimet’ për laboratorin 2 milionësh të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës

Published

on

Kompanitë që merren me hulumtime minerare në Kosovë, në mungesë të një laboratori funksional, kushtimisht detyrohen që mostrat t’i dërgojnë në Rumani, duke paguar për një mostër të vetme minimalisht 40 euro.

Hulumtimi i Buletinit Ekonomik, i publikuar këtë javë, ka gjetur se me një kosto disa herë më të ulët, këto analiza do të mund të kryheshin në Kosovë, sikur të ishte funksional laboratori i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës.

Mirëpo, ky laborator për analiza gjeologjike i blerë që para 10 vjetësh nga Ministria e Ekonomisë, më saktësisht me mjete të taksapaguesve kosovarë, në vlerë të 2 milionë eurove, po rri i pluhrosur në zyret e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës. Qe një dekadë, ai është jofunksional dhe nuk është në shërbim të qytetarëve siç ishte edhe synimi, në mungesë të një investimi prej 1.5 milionë eurove tjera, para këto që nevojiten për ta funksionalizuar në tërësi këtë laborator.

Pas publikimit të këtij hulumtimi, Ministria e Ekonomisë ka nisur procedurat audituese ndaj Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, agjenci kjo që funksionon në kuadër të kësaj ministrie. Këtë e kanë thënë për Buletinin Ekonomik burime të sigurta brenda kësaj ministrie.

Ndryshe, mosaktivizimi i këtij Laboratori për të gjitha palët, më saktësisht edhe për kompanitë e shumta minerare që janë të angazhuara për hulumtimin e mineraleve në Kosovë, është i dikskutueshëm, aq më parë kur dihet se investimi për blerjen e këtij laboratori ishte bërë nga paratë e taksapaguesve të Kosovës.

Më saktësisht, sipas burimeve të Buletini Ekonomik brenda Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, tani për tani në këtë laborator bëhen analiza vetëm për qëllime të vet Shërbimit Gjeologjik, mirëpo jo edhe për palët e treta, siç janë në këtë rast kompanitë e ndryshme minerare që operojnë në Kosovë.

Buletini Ekonomik ka mësuar se tashmë Shërbimi Gjeologjik ka dërguar edhe në Ministrinë e Ekonomisë një draft rregullore, me anë të së cilës kërkojnë nga ministria një përcaktim të çmimeve për analizat gjeologjike, por nga ministria në fjalë ende nuk i janë përgjigjur kërkesës së këtij instituti. E pa këtë rregullore, nga burimet brenda SHGJK-së, thuhet se Shërbimi Gjeologjik nuk mund të vazhdojë asnjë hap tutje në kryerjen e analizave.

“Prej vitit 2010 është ble laboratori për analiza gjeologjike, por ende nuk është funksional. Deri tani janë dhënë 2 milionë euro, por mungon edhe pjesa tjetër e investimit prej 1.5 milionë eurosh. Nuk ka pas vullnet nga asnjëra qeveri me e çu përpara funksionalizimin në tërësi të labortatorit”, ka thënë ky burim./Media Ndërtimi.

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj

Published

on

Terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca në qershor. Zyrtarët e saj thonë se nëse mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet tjera.

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor kanë nënshkruar peticion për institucionet duke kërkuar që t’i vazhdohet licenca terminalit pasi nuk kanë asnjë ankesë dhe kushtet në terminalet publike nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga qeveria që të reflektoj mbi faktet e paraqitura dhe të rishqyrtoj politikat për terminalet, raporton RTK.

Minisitri Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pak ditë më parë ka thënë për media se kjo çështje është brenda Komisionit përkatës

“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, tha ai.

Ministri Aliu ka theksuar se pretendimet e paraqitura do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending