Connect with us

Aktuale

Kodi i Ndërtimit nuk finalizohet në Kosovë për shkak të procedurave të pranimit teknik

Published

on

Balkan Green Foundation (BGF), me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Boll, organizoi për të dytën herë ‘Takimin e Mëngjesit’ me temën: “Efiçienca e Energjisë në sektorin e ndërtimit në Kosovë”.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i informatave dhe ndërveprimi mes vendimmarrësve të nivelit qendror dhe lokal, si dhe ekspertëve tjerë relevant të fushës nga sektori privat, OShC-ve dhe donatorëve, për identifikimin e sfidave, dhe zhvillimin e hapave të nevojshëm për përmirësimin e gjendjes dhe standardeve në këtë sektor.

Rinora Gojani, Menaxhere e Programeve dhe Operacioneve në BGF, prezantoi gjendjen aktuale në Kosovë ku u tha se sektori i ndërtimit në vend karakterizohet nga mungesa e masave të efiçiencës së energjisë në pjesën më të madhe të ndërtesave (publike dhe private).

Gjithashtu, Rinora shpërfaqi tre pika kryesore që duhet të ndërmirren: “1. Identifikimin dhe regjistrimin e ndërtesave në tërë territorin e Kosovës dhe kategorizimin e tyre sipas kualitetit të ndërtimit, për të bërë një plan efektiv për intervenime; 2. Nevojitet një monitorim dhe inspektim i detajuar i implementimit të ligjeve dhe rregulloreve, në të gjitha llojet e ndërtesave te reja, si dhe intervenimeve në ato më të vjetra; 3. Duhet të ketë masa nxitëse fiskale dhe tatimore që paisjet e vjetra dhe që shpenzojnë energji të mos kenë mundësi që të tregtohen në vend, ndërsa objektet të çertifikohen me performancë të mirë të energjisë të paguajnë më lirë tatimin në pronë.”

Diskutimi me të pranishmit reflektoi: mbi të arriturat nga investimet në masa të eficiencës ku zyrtarë nga Agjencia dhe Fondi për EE, u shprehën për sukseset në këtë sektor, sidomos në relacion me ndërtesat publike, ku pritet që shumica e ndërtesave publike deri në vitin 2023 të mbulohen me masa të efiçiencës së energjisë, falë mbështetjës financiare të brendshme dhe të donatorëve të huaj; nevojën për zbatimin e propozimeve të lartcekura nga BGF, dhe hapat e nevojshëm për zbatimin e Certifikatave të Performancës së Energjisë (CPE) dhe Kodit Unik të Ndërtimit i cili mungon në vend.

Mungesa e koordinimit institucional dhe ndarja e qartë e kompetencave ndikon në mos-zbatimin e CPE-ve. Në mënyrë që kjo situatë të tejkalohet është me rëndësi që të ndryshohet një sërë ligjesh duke përfshirë ato që ndërlidhen me masat e efiçiencës së energjisë (si: Ligji për Performancën e Energjisë në Ndërtesa, Ligji për Efiçiencën e Energjisë) por edhe ato që ndërlidhen me pronën, pasi që ekziston një numër shumë i lartë i objekteve të palegalizuara.

Zyrtarë nga MMPHI theksuan se Kodi i Ndërtimit asnjëherë nuk ishte finalizuar dhe si e tillë do vazhdojë të mungojë përshkak të mungesës së kapacitetit institucional për hartimin e një dokumenti të tillë, i cili kërkon të jetë mjaft i detajuar. Sidoqoftë, diskutimi theksoi faktin që çdo ndërtim në Kosovë duhet të i nënshtrohet Rregullativës Teknike e cila zbaton standardet e BE-së.

Për më tepër, të pranishmit vunë theks në mungesën e vetëdijësimit shoqëror, dhe faktit që sjellja jonë kolektive nuk përkon me efiçiencën, e ky mentalitet duhet të ndryshojë!/Media Ndërtimi.

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj

Published

on

Terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca në qershor. Zyrtarët e saj thonë se nëse mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet tjera.

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor kanë nënshkruar peticion për institucionet duke kërkuar që t’i vazhdohet licenca terminalit pasi nuk kanë asnjë ankesë dhe kushtet në terminalet publike nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga qeveria që të reflektoj mbi faktet e paraqitura dhe të rishqyrtoj politikat për terminalet, raporton RTK.

Minisitri Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pak ditë më parë ka thënë për media se kjo çështje është brenda Komisionit përkatës

“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, tha ai.

Ministri Aliu ka theksuar se pretendimet e paraqitura do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending