Connect with us

Aktuale

Dallaveret në rinovimin e Teatrit në Podujevës, si i kaloi tenderi kompanisë me çmimin më të lartë ofertues  

Published

on

Më datën 23 të muajit qershor 2021, në platformën elektronike për prokurim publik në Kosovë “e-prokurimi”, Komuna e Podujevës publikoi thirrjen për kontratë për renovimin e teatrit të qytetit.

Për këtë tender, komuna parashikoi kontratë në vlerë deri 9,829.80 euro.

Lloji i procedurës që Komuna përdori në këtë aktivitet të prokurimit ishte kuotimi i çmimit dhe si kriter për dhënie të kontratës ishte çmimi më i ulët.

Operatorët ekonomik të interesuar, datën 28 të po atij muaji e kishin afatin e fundit për të ofertuar.

Për këtë tender, u pranuan gjithsej katër oferta. Oferta e përgjegjshme me çmimin më të lartë e ofertuar ishte 9,777.30 euro, ndërsa oferta e përgjegjshme më çmimin më të ulët të ofertuar ishte 7,189.80 euro i kompanisë “Groweco” ShPK, e cila kompani më vonë u rekomandua për kontratë.

Nuk nënshkruhet kontratë Komuna e Podujevës kishte përzgjedhur  kompaninë “Groweco” ShPK si fituese të këtij tenderi me vlerën e përgjithshme të kontratës 7,189.80 euro. Mirëpo, kontrata në mes të komunës dhe kompanisë fituese nuk u nënshkrua.

“Pas njoftimit për dhënie të kontratës, është bërë Draft-Kontrata dhe i është dërguar OE fitues Groweco Lipjan, i njëjti nuk ka aprovuar draftin dhe nuk ka shprehë dëshirën për nënshkrim të kësaj kontrate edhe pas ftesës që i është bërë nga AK”, thuhet në njoftimin për anulim.

Për të mësuar më shumë lidhur me rastin, Kallxo.com ka kontaktuar me kompaninë fituese të tenderit “Groweco” ShPK.Në një përgjigje për Kallxo.com, ka treguar arsyet pse është tërhequr nga restaurimi i teatrit të qytetit të Podujevës, edhe pse ishte shpallur fituese e tenderit.

Nga kjo kompani kanë thënë së shkasë qe e bë që ajo të heq dorë nga tenderi i fituar ishte largimi u punëtorëve të saj jashtë vendit.

“Po punëtorët që i ka pas kompania, 3 kanë shkuar jashtë vendit, dhe me mirëkuptimin e komunës kemi hequr dorë prej punës para se me dështu në at projekt.

Kompania është treguar e sinqertë me ta dhe me vetën. Kjo ka qenë arsyeja”, thuhet në përgjigjen e kompanisë Groweco shpk.

Ndërkaq zyrtar të Komunës së Podujevës kanë thënë për Kallxo.com se kompania fituese në tenderin e parë, pasi iu ka dërguar drafti i kontratës për aprovim, ata nuk e kanë aprovuar draftin dhe për pasojë nuk është nënshkruar kontrata.

Fatri Zhitia, Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në komunë e Podujevës, ka thënë për KALLXO.com se Autoriteti Kontraktues i ka bërë ftesë disa herë që të vij të nënshkruaj kontratën, por kompania nuk iu ka përgjigjur ftesës.

“Atëherë pas kësaj situate Autoriteti Kontraktues e ka anuluar aktivitetin sepse nuk ka pasur të drejtë sipas Ligjit të Prokurimit Publik të kalojë tek operatori i dytë sepse ka qenë në fazën e kontratës”, thuhet në përgjigjen për Kallxo.com.

Nga komuna kanë një shpjegimi për kontratën me çmim më të lartë pas ritenderimit.

“Pas anulimit të procedurës është rishpallur aktiviteti përsëri ndërsa planifikimi i mjeteve të parapara për këtë projekt është i njëjti me planifikimin e tenderit të parë. Kanë ofertuar disa kompani dhe është shpallur fitues kompania me çmimin më të lirë. Që do të thotë se çmimi i kompanisë fituese është përbrenda mjeteve të parashikuara nga komuna dhe nuk ka të bëj me tenderin e parë sepse ofertuesit në ritenderim kanë qenë krejtësisht të tjerë”, ka thënë Zhitia./Media Ndërtimi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending