Connect with us

Aktuale

Si të parandalojmë tjegullat në kulm të mos “fluturojnë lirshëm“ nga stuhitë?

Published

on

Për çdo çati duhet të përdoren kapëse për kulmore, e cila e fikson atë pas listelës së kulmit me një gozhdë dhe e lidh në mënyrë të sigurt me kulmoren tjetër. Pra, me një mbërthim të thjeshtë kulmoret puthiten në vendin e tyre dhe ndërkaq kanë një distancë të mjaftueshme nga tjegullat që mundëson qarkullimin e lirë të ajrit nga streha te kulmi, ajrimin e hapësirës së nënçatisë e gjithashtu mban të thatë konstruksionin nën çati.

Natyrisht, në fund dhe në fillim të brinjës, ose aty ku takohen kulmi me dy ose më shumë brinja, këto kulmore duhet të kenë një fund të sigurt, po dhe estetik. Këtu përdoren si kulmorë tjegulla brinjëfilluese dhe tjegulla shpërndarëse, ngandonjëherë edhe tjegulla shpërndarëse të brinjave me 4 dalje, të cilat gjithashtu duhet të fiksohen. Për këtë qëllim përdoret gozhda në formë të kambanës.

Mbrojtja e maskuar e çatisë

Membrana është një sistem shumështresor i depërtueshëm për avullin, që lejon avujt e ujit të cilët kanë depërtuar në konstruksionin e çatisë si rezultat i veprimtarisë së njeriut, të kalojnë pa problem përmes saj e të dalin në atmosferë pa shkaktuar kondenzim.

Në këtë mënyrë, sipas Wienerberger Kosovo, ruhen vetitë e tjegullave për periudhën e shfrytëzimit dhe nuk del nevoja që ato të ndërrohen shpesh; gjithashtu konstruksioni prej druri i çatisë nuk kalbet, ruhen vetitë termoizoluese të izolimeve, eliminohet përkeqësimi i mikroklimës, pasi në ambientet e banimit nuk zihet myk.

Membranat që ofron Tondach për konstruksionet nën çati sigurojnë rezistencën ndaj depërtimit të ujit, lëshimin e avujve, qëndrueshmërinë termike dhe qëndrueshmërinë ndaj vjetërsimit, dhe kanë fortësi mekanike që është absolutisht e nevojshme gjatë punimeve të montimit.

Ato kanë një rezistencë të mjaftueshme ndaj zjarrit dhe nuk e lejojnë djegien, pra, janë një material mjaft i sigurt në zonat rreth oxhaqeve. Këto janë karakteristika të rëndësishme, falë të cilave membranat për konstruksionet nën çati ndihmojnë për sigurimin dhe mbrojtjen e sistemit të përgjithshëm të çatisë. Sigurisht, garancia e  larmisë në produktet që ofrohen dhe që janë të përshtatshme për shije dhe preferenca të ndryshme, është ndër elementet qenësore në politikën e Tondach.

Dhe në këtë mes nuk bëjnë përjashtim as membranat për lëshimin e avujve që ofron Tondach  për konstruksionet nën çati.

Membranat Tondach për konstruksionet nën çati janë strukturuar me tre shtresa: shtresa e sipërme mbrojtëse parandalon dëmtimin e shtresës aktive të lëshimit të avujve gjatë shtrimit të tjegullave, si edhe siguron rezistencë ndaj rrezeve ultravjollcë (të ashtuquajturit vjetërsim); shtresa e mesme aktive praktikisht kontrollon lëshimin e avujve; shtresa e poshtme mbrojtëse parandalon dëmtimin e membranës nga ashpërsitë e sipërfaqes së konstruksionit prej druri./Media Ndërtimi.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending