Connect with us

Aktuale

Nxemsja “i fiku” kosovarët në konsumin e energjisë elektrike!

Published

on

Përderisa në shtëpitë dhe objektet banesore në shumë vende të Evropës përdoret gazi natyror si burim kryesor i energjisë për ngrohje, në Kosovë nuk ndodhë e njëjta gjë.

Ngrohja është shpenzuesi më i madh i energjisë elektrike dhe përdorimi i saj, po rritë kërkesën për energji elektrike në shifra astronomike.

Sipas analizave të profesionistëve të kompanisë, gjendja është alarmante pasi që piku i konsumit po arrihet në ora 18:00, çdo ditë dhe nuk po bie deri në mesnatë.

Vetëm në tetor ka pasur rritje për 18%, në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, ndërsa në fillim të nëntorit, konsumi ka shënuar rritje rekorde për 21%.

Kjo rritje masive e konsumit, me rënien e temperaturave, po sjellë nevojë për më shumë blerje të energjisë elektrike nga jashtë, ku dihet që çmimet e energjisë elektrike janë pesëfish më të larta se vitin e kaluar.

Pra, sa më shumë që importohet me këto çmime të larta nga jashtë, aq me shumë rrezikohemi nga ngritja e çmimit të energjisë elektrike.

Kjo rritje e madhe e konsumit gjatë stinës së dimrit po ndodh për shkak të një sërë faktorësh.

Një ndër ta është edhe mungesa e alternativave dhe burimeve tjera për ngrohje në vendin tonë.

Për momentin vetëm në dy qytete të Kosovës, në Prishtinë (Ngrohtorja e Qytetit – NQ Termokos) dhe Gjakovë (NQ Gjakovë SH.A), ekzistojnë sisteme të energjisë termike, pra që nuk përdorin energjinë elektrike për ngrohje.

Meqë këto sisteme nuk furnizojnë të gjithë qytetin, shumë konsumatorë ngrohen duke kombinuar lëndët djegëse me energji elektrike, përderisa konsumi më i madh vie nga ata konsumatorë të cilët ngrohen vetëm me energji elektrike.

Një faktor tjetër i cili ka ndikuar në rritjen e konsumit të energjisë elektrike si dhe të kërkesës së madhe është edhe ndërtimi i hovshëm i objekteve shumë-katesh, të cilat janë të gjitha duke shfrytëzuar energjinë elektrike për ngrohje. Qoftë kjo nxemje qendrore me rrymë, apo nxemëse elektrike mobile, të gjitha këto po ndikojnë në stërngarkimin e rrjetit elektrik si dhe rritjen marramendëse të konsumit gjatë stinës së dimrit.

KESCO muajt e fundit nëpërmjet fushatave vetëdijesuese ka bërë apel te konsumatorët që ta kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që munden.

Nëse të gjithë kursejmë, kjo do të ndikojë në zvogëlim të konsumit dhe do të lehtësojë ngarkesat e sistemit elektro-energjetik.

Të gjithë konsumatorët e kanë në dorë armën e vetme dhe kjo armë është kursimi maksimal i energjisë elektrike./Media Ndërtimi.

Aktuale

Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë

Published

on

Në fund të vitit 2023, në kantonin më të populluar të Zvicrës – në Cyrih, jetonin mbi 1.6 milionë njerëz.

Por popullsia po vazhdon të rritet – aq shumë sa do të arrijë në 2 milionë në vitet e ardhshme, thanë autoritetet kantonale në një deklaratë për shtyp, transmeton albinfo.ch.

Arsyeja kryesore për këtë rritje, që përbën 49 për qind të rritjes, është imigrimi, i ndjekur nga lindjet (44 për qind) dhe, në një shkallë më të vogël (7 për qind), njerëzit që lëvizin në Cyrih nga rajone të tjera zvicerane, shkruan thelocal.

Në bazë të kësaj, autoritetet publike do të duhet të sigurojnë që infrastruktura e Cyrihut, si strehimi, transporti publik, si dhe shkollat dhe sistemet e kujdesit shëndetësor, të mund të absorbojnë këtë rritje.

Continue Reading

Aktuale

Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë

Published

on

Shumë hotele ofrojnë kushte shumë të mira qëndrimi, por jo çdo hotel mund t’ju përfshijë plotësisht në kulturën vendase. Hoteli Four Seasons Istanbul në Sultanahmet, është votuar si hoteli më i mirë në botë, nga lexuesit e platformës së udhëtimit, Travel + Leisure.

“Ky çmim, është një nder i jashtëzakonshëm, për ekipin tonë, duke forcuar më tej pozicionin tonë si drejtues të mikpritjes luksoze, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.

Kjo pronë e jashtëzakonshme, pasqyron angazhimin tonë të qëndrueshëm, ndaj shërbimit të personalizuar dhe cilësisë shembullore,” tha Alejandro Reynal, presidenti dhe CEO i Four Seasons.

Ndërtesa ku ndodhet sot hoteli, në rrugën Tevkifhane, nuk ka qenë gjithmonë një destinacion, që njerëzit duan të vizitojnë.

E ndërtuar në vitin 1918, ajo filloi si një shtëpi pritëse, për t’u shndërruar shpejt në burgun e parë të Perandorisë Osmane, një destinacion i përshtatshëm pranë gjykatës lokale.

Edhe emrat e rrugëve, japin historinë e saj – Tevkifhane do të thotë “i burgosur”, ndërsa rruga në derën e përparme, ku u liruan të burgosurit, quhet Kutlugün, që do të thotë “ditë e lumtur”.

Aty shpesh strehoheshin të burgosur politikë, përfshirë romancierin Orhan Kemal, i cili shkroi “Reparti 72” ndërsa ishte i burgosur. Burgu u mbyll përfundimisht në vitin 1969; megjithatë, pas grushtit të shtetit të vitit 1980, ai u rihap për një kohë të shkurtër, si burg ushtarak, përpara se të rrënohej deri në vitin 1996, kur Four Seasons morën godinën.

Por, Four Seasons është kujdesur, që të mos harrojë ndërtesën dhe të kaluarën e jashtëzakonshme të zonës.

Marka Four Seasons, jo vetëm që punoi me përpikëri, për të ruajtur elementët e ndërtesës në mesin e viteve ’90, por e bëri përsëri në vitin 2022, kur kreu një projekt rinovimi dyvjeçar, duke përfaqësuar akoma më shumë stilin e mrekullueshëm të Turqisë në çdo dhomë.

Hoteli merr pjesë në përpjekje të ndryshme, për qëndrueshmërinë e Four Seasons, si dhe në përpjekje specifike për vendndodhjen, si programi i tij për reduktimin e ujit, përmes perdorimit me efikasitet të ujit, dhe kontrollit të ujitjes, reduktimit të mbetjeve nëpërmjet eliminimit të produkteve plastike të ushqimit dhe pijeve dhe pajisjeve të banjës, dhe duke ofruar ushqime dhe pije lokale, të qëndrueshme dhe menu sezonale.

Hoteli gjithashtu, feston qëndrueshmërinë përmes vizitave turistike lokale, në vendet e trashëgimisë dhe duke shfaqur artistë vendas në të gjithë hotelin, për të forcuar komunitetin e Stambollit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Çdo transaksion shitjeje i pasurive të paluajtshme duhet të ketë kontratën e përgjegjësisë së ndërtuesit

Published

on

Produkti i sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit pësoi rënie për të dytin vit radhazi vitin e kaluar.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në Shqipëri (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto në këtë produkt zbritën në vlerën e 461 milionë lekëve, në rënie me 13.6% krahasuar me vitin 2022.

Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit për objektet e ndërtuara u bë efektiv në fund të vitit 2019, me qëllim mbrojtjen e blerësve në rast të defekteve apo gabimeve në ndërtimin e objektit.

Çdo transaksion shitjeje i pasurive të paluajtshme, duhet të shoqërohet edhe me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit, si pjesë e dokumentacionit të kërkuar nga Agjencia e Kadastrës për regjistrimin e kalimit të pronësisë.

Rënia e primeve nga ky sigurim mund është një sinjal se transaksionet në tregun e pasurive të paluajtshme kanë shfaqur sinjale ngadalësimi, pas rritjes me ritme të larta në periudhën pas pandemisë.

Megjithatë, rënia e primeve për të dytin vit radhazi, ndërkohë që çmimet kanë ndjekur një tendencë të qartë në rritje, sidomos për vitin 2022, mund të jetë një tregues i faktit se një pjesë e konsiderueshme e pronave nuk sigurohen për vlerën e tyre të tregut.

Shpeshherë, kontratat e shitjes së pasurive të paluajtshme nga ndërtuesit nuk deklarohen për vlerën e tyre reale.

Në bazë të kontratës së sigurimit për përgjegjësinë e ndërtuesit, shoqëria e sigurimit merr përsipër të dëmshpërblejë në favor të të siguruarit dëmet e ndodhura drejtpërdrejtë dhe dëmet ndaj të tretëve,

të shkaktuara nga shembja tërësore ose pjesore e ndërtesës, ose kur ndërtesa paraqet rrezik të dukshëm shembjeje, ose defekte të tjera të rënda, që ndodhin si pasojë e problemeve të lidhura me tokën mbi të cilën është kryer ndërtimi, ose për shkak të një apo disa defekteve të ndërtimit.

Produkti nuk ofron mbrojtje në rast të dëmtimeve të ndodhur nga fatkeqësitë natyrore dhe ku nuk mund të provohet përgjegjësia e ndërtuesit, ndaj nuk duhet kuptuar si sigurim që të mbron nga katastrofat.

Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes të përcaktuar në kontratën e kalimit të pronësisë së pasurisë së paluajtshme, ndërsa tarifa vjetore e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se 0.1% e limitit të përgjegjësisë.

Për shembull, nëse një pronë shitet me një çmim 100 mijë euro, ndërtuesi duhet të paguajë gjithsej 1 mijë euro për sigurimin e saj gjatë një periudhe 10 vjeçare.

Megjithëse ligji ia ngarkon këtë sigurim si detyrim ligjor ndërtuesve, në praktikë ata ia kanë transferuar primin blerësve të pasurive të paluajtshme, duke krijuar një barrë shtesë për ta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending