Connect with us

Aktuale

‘Kemi probleme me plaçkitjen që është bërë në emër të shpronësimeve’, thotë kryeministri Kurti

Published

on

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në seancë e sotme të Kuvendit i ka parashtruar pyetje kryeministrit Albin Kurti se është kundër shpronësimeve.

“Kryeministër a jeni kundër shpronësimeve në koncept dhe nëse nuk jeni kundër sa shpronësime i keni bërë në qeverisjen Kurti 1 dhe Kurit2?”, ka pyetur deputetja Kadrijaj.

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur pyetjes së deputetes, duke thënë se me ardhjen e tyre në qeverisje, borxhet për shpronësime i kanë gjetur në vlerën e 184 milion euro dhe zero euro buxhet të ndarë për to.

“Kemi gjetur proces të shpronësimit me keqmenaxhim. Ne menjëherë kemi ndarë buxhet për ta paguar borxhin e mbledhur. Fillimisht me rishikim të buxhetit 14.7 milionë euro, kurse për vitin e ardhshëm me 57 milion euro shuma e madhe e ndarë ndonjëherë për t’i mbuluar obligimet nga shpronësimet”, ka thënë Kurti, shkruan Telegrafi.

Kryeministri ka treguar një shembull ku një parcelë e një personi për shpronësim që është vlerësuar 90 mijë euro në vitin 2012, dhe duke mos ia kryer pagesën me kohë brenda dy vitesh siç e parasheh ligji, interesi me 7% është grumbulluar dhe sot ai person i merr 140 mijë euro dhe shteti është në humbje.

“E drejta e pronës është garantuar me kushtetutë. Ne nuk e kemi asnjë problem me shpronësimin si koncept, ne kemi problem me plaçkitjen që është bërë në emër të shpronësimit”, ka thënë Kurti.

Deputetja sërish ka pyetur kryeministrin se “a janë të njëjtit njerëz që i kanë bërë shpronësimet edhe në qeverisjen e z.Haradinaj. A e keni ndërruar këtë komision dhe këta njerëz?”.

Kryeministri është përgjigjur sërish, duke thënë se më shumë kanë kryer anulime të shpronësimeve sesa shpronësime.

“Ne më shumë kemi bërë anulime të shpronësimeve sesa shpronësime sepse duam ta ruajmë paranë publike. Drejtori nuk është i njëjti. Ne kemi zhbllokuar shpronësimet për rrugën Mitrovicë-Prishtinë, Podujevë-Besi dhe kështu do të vazhdojmë më tutje”, u përgjigj Kurti.

“Rruga Prizren – Tetovë përveç se krijon një zonë zhvillimore ekonomike mes dy qyteteve përmes turizmit dimëror dhe malor veror, e lidhë edhe Rrugën e Kombit me korridorin 8 për në Shkup.

Rruga Prishtinë – Pejë vazhdon të jetë prioritet i yni dhe është në buxhet për vitin tjetër, ajo ccfarë kemi ndalë është shpronësimin që do të kthehet në rivlerësim.

Rrugët Prishtinë – Podujevë, Prishtinë – Mitrovicë, Prishtinë – Gjilan, Klinë – Gjakovë, të gjitha kanë pasë probleme të natyrës së ngjashme që neve na është dashur të merremi me to sepse kanë qenë të bllokuara.

Ne jemi duke i zhbllokuar dhe të gjitha do të bëhen sepse janë prioritet për ne.”, deklaroi ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu./Media Ndërtimi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending