Connect with us

Aktuale

Ujësjellësit “Prishtina” nuk i plotëson kushtet për diskutim publik ndaj tarifave të reja të ujit

Published

on

Mbrojtësit e Konsumatorëve kanë njoftuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për të mbajtur diskutimin publik e nesërm mbi çmimin e ujit për zonën e shërbimeve të KRU “PRISHTINA”.

Autoriteti Kosovar për Shërbime të Ujit, në bazë të kompetencave të dhëna me nenin 20, të Ligjit Nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, dhe Kreut V të Rregullores Nr. 12/2020 për Përcaktimin e Tarifave për Shërbimet e Ujit në Kosovë, vë në diskutim publik OBLIGON ofruesin e shërbimit të publikojë prezantimin që justifikon propozimin për nivelin e ri tarifor të paktën 10 ditë para mbajtjes së diskutimit publik. KRU Prishtina nuk e ka publikuar prezantimin për planin e ri tarifor sipas obligimeve ligjore. Ndërsa KRU Prishtina, njofton se do të mbajë diskutim publik nesër, kur ende sot nuk e ka publikuar prezantimin për planin e ri tarifor për shërbime të ujit.

Ftojmë Autoritetin Kosovar për Shërbime të Ujit që të veprojë sipas kompetencave ligjore dhe ta ndalojë mbajtjen e këtij diskutimi publik, dhe të detyrojë KRU Prishtina të bë publik planin e ri tarifor menjëherë.

Sipas afateve ligjore, nëse prezantimi bëhet publik sot, diskutimi publik duhet të shtyhet për të paktën deri 29 Nëntor, 2021.

Praktikat e tilla mashtruese për qytetarët duhet menjëherë të ndalohen dhe autorietet kompetente të dënojnë shkelësit e ligjit.

Me ngritjen e çmimeve në të gjitha shërbimet e sektoret që po ndodh kohëve të fundit, tash e kemi rastin të angazhohemi dhe të paktën çmimi i ujit mos të ndryshojë./Media Ndërtimi.

Aktuale

Kosova shqyrton me Poloninë mundësinë e hapjes së rrugës për importin e drithërave

Published

on

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun.

Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan perspektivat e bashkëpunimit në disa fusha kyçe të cilat sipas tij, janë në interes të të dyja vendeve.

“Shqyrtuam si mundësi për të hapur rrugën për importin e drithërave, për të ndërtuar lidhje të forta në nivel akademik, për të ndarë njohuritë dhe përvojën në përmirësimin e cilësisë së farërave, dhe për të gjetur rrugë efikase për të rritur eksportin e produkteve të Kosovës në tregun polak dhe në zonat përreth tij”, shkroi Peci.

Më tej, ai tha se ky është një hap pozitiv për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending