Connect with us

Aktuale

Në gjurmët e Petraq Kolovicës, nismëtarit të një rryme të re në arkitekturën shqiptare  

Published

on

Me këto vargje të poetit B. Breht, Petraq Kolevica përshëndet “arkitektët e rinj të sotëm e ca më tepër ata të nesërm” dhe fton lexuesin të bëhet pjesë e një rrëfimi jete të zhytur në përmbajtjen veshtullore të një regjimi totalitar, i cili sigurohet të shtypë egërsisht çdo shpirt rebel që sjell frymën e kundërshtisë.

“JU QË DOLËT MBI ATË DALLGË,

POSHTË SË CILËS U ZHYTËM NE,

KURT TË FLISNI PËR DOBËSITË TONA,

KUJTONI

EDHE KOHËT E ERRËTA

NGA TË CILAT SHPËTUAT.”
(Vargje të shkruara nga porti Bertolt Breht)

I cilësuar si “nismëtar i një rryme të re në arkitekturë”, Kolevica punoi për shumë objekte, ku ndër më të rëndësishmet përmendim banesën prapa Bankës në Tiranë, Bibliotekën e Korçës, Muzeun Kombëtar apo Postën e Tiranës.

Duke kundërshtuar tipizimin dhe standartizimin që mbizotëronte kohën komuniste, e për pasojë monotoninë fatale dhe ndrydhjen e krijimtarisë, ai ia doli të prezantonte elementë të rinj në ndërtesat që projektoi, të cilat shpesh u kritikuan fort dhe madje u cilësuan nga Kryeministri Enver Hoxha edhe si “qafëleshet e arkitekturës”.

Ndërkohë që ishte formuar grupi i punës, ku sigurisht nuk mund të mungonte Kolevica, dërgoheshin orientime qesharake që vinin “nga lart”, nga “I madhi”, ku here thuhej që “ndërtesa duhej të bëhej në tri pjesë: periudha para luftës, Lufta Nacional Çlirimtare, ndërtimi i Socializmit; pastaj urdhërohej që “Muzeu të jetë një I tërë, jo I ndarë, sepse edhe revolucioni i popullit shqiptar është një i tërë.”

Madje, u dha ideja që fasada të trajtohej rreth e qark në një mënyrë që të dukej si gjerdan me fishekë. Siç shprehet Kolevica, ai rryp dekori që është sot, s’është veçse mbeturinë e kësaj ideje.

E gjithë kjo parantezë shërben për të dhënë një ide mbi mjegullnajën në të cilën grupi duhej të punonte. Petraqi qe aktiv në procesin krijues, zgjidhjen e kërkesave funksionale, programore dhe estetike, duke ndikuar në konceptin e përgjithshëm (vëllim kubik, solid, kompakt, I hapur në qendër me oborrin e ekspozimit).

Megjithatë, ai ndahej me kolegët në mendime mbi shumë çështje lidhur me objektin, gjë që solli që Kolevica të dorëzonte propozimet e tij në Këshillin Teknik, të cilat u refuzuan./Media Ndërtimi.

Me interes është edhe ndërtesa pas Bankës, si nga teknika e ndërtimit, ashtu edhe nga veshja arkitektonike. Në kompozim u përdor seksioni me 4 apartamente në shkallë, shkalla e ndriçuar nga lart dhe nyjet sanitare me ndriçim dhe ajrim të brendshëm. Në fasadë u përdor suvatimi me granil, me ngjyrë me 3 breza të kuq dhe çdo apartament kishte dritare të mëdha, llozha dhe ballkone.

Objekti përshtatej mirë me harkun e rrugës dhe rrinte në harmoni me godinën e bankës. E megjijthatë, vizatimi për këtë objekt u cilësua “skandaloz” dhe u urdhërua që ndër të tjera, të zvogëloheshin dritaret. Me gjithë ndryshimet e sforcuara, thelbi mbeti i pandryshuar. Është e dhimbshme se si shumë punë të lavdërueshme të Kolevicës shoqëroheshin me pseudonime qesharake. Banesa 5 dhe 6 katëshe afër Bllokut, e cila u lye bardhë e blu, u konsiderua si “flamuri grek në mes të Tiranës”, u rilye me të verdhë dhe dëmet i pagoi arkitekti.

Ndërtesa për diplomatët në rrugën “Skënderbeg” ishte e orientuar nga perëndimi. Në mënyrë që apartamentet të shihnin nga jugu, Kolevica krijoi thyerje të njëpasnjëshme dhe kështu ballkonet morën diell dhe fasada fitoi plasticitet. Cili qe shpërblimi? Ndërtesa u etiketua si “sharrë e importuar nga Honolulu”! (Pikark.com)./Media Ndërtimi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending